LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut nuk pret rritje të numrit të refugjatëve nga Ukraina

Maqedonia e Veriut nuk pret rritje të numrit të refugjatëve nga Ukraina

Maqedonia e Veriut nuk pret rritje të numrit të refugjatëve nga Ukraina, por edhe përkundër kësaj, Qeveria thotë se është e përgatitur.

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, dje tha se nuk ka dinamikë të madhe të hyrjes së shtetasve ukrainas në RMV, në krahasim me kohën para fillimit të luftës, duke shtuar se nuk pret që edhe në të ardhmen të ketë rritje të numrit të refugjatëve ukrainas, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Osmani dje ka prezantuar në Qeveri të dhënat e marra nga institucionet shtetërore për kapacitetet akomoduese të refugjatëve që do të vijnë nga Ukraina, por edhe planet dhe përgjegjësitë e të gjitha institucioneve që do të përfshihen në proces.


Sipas tij, deri më tani nuk ka një numër të shtuar të shtetasve ukrainas që kanë hyrë më herët në vend dhe asnjë nga ata që kanë hyrë nuk ka aplikuar për statusin e refugjatit.

Ai theksoi se ne Maqedonia nuk do të refuzojë asnjë refugjat ukrainas që të arrijë në kufi, por përkundrazi do t’i pranojë me të gjitha aspektet e kujdesit humanitar për refugjatët.

Osmani theksoi se mund të merren parasysh përvojat nga vendet e BE-së, ku, siç tha, shumë qytetarë aplikojnë për t’u kujdesur për refugjatët në shtëpitë e tyre.

Ndryshe, sipas UNHCR-së, gati tre javë pas pushtimit rus të Ukrainës, numri i ukrainasve që ikin jashtë vendit është pothuajse tre milionë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Kalo në kategori