Djali sulmon nënën, burri gruan, përleshje mes babait e djalit – 10 raste të dhunës në familje në 24 orë
Policia e Kosovës ka njoftuar për 10 raste të dhunës në familje në 24 orë. Në këto raste të raportuara në Polici, bëhet e ditur se djali ka sulmuar nënën, burri gruan, vëllai motrën.
Rastet e dhunës në familje kanë ndodhur në Prishtinë, Fushë Kosovë, Gllogoc, Istog, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë.
Lexoni të plotë raportin:
Prishtinë 15.03.2022-11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti me datë 13.03.2022 pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht nënën e tij, viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Fushë Kosovë 15.03.2022 – 16:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte shkuar në vendin e punës së viktimës femër kosovare dhe gjatë rrugës pas një mosmarrëveshjeje në mes tyre i kishte shkaktuar dhunë fizike dhe psiqike. Pas intervistimit të palëve në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Gllogoc 15.03.2022-16:53. Raportohet për një fjalosje në mes të babait dhe djalit të tij, meshkuj kosovar. Viktima nuk ka dëshiruar të pranon tretman mjekësor pasi që nuk ka pasur lëndime. Pas intervistimit të palëve në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.
Fushë Kosovë 15.03.2022 – 13:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë psikike dhe kanosje ndaj bashkëshortes së ti, viktimës femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Istog 14.03.2022 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare, të cilës i ka shkaktuar lëndime. Viktimës pasi i është ofruar tretman mjekësor, është intervistuar në prezencë të punëtorëve të QPS-së dhe është liruar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Pejë 15.03.2022 – 14:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare, kunatës së tij. Viktima ka shkuar tek familja e saj, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Gjakovë 12.03.2022 – 18:00. Viktima femër ka raportuar se është keqtrajtuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor si dhe i është ofruar urdhër mbrojtje nga gjykata. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Gjakovë 15.03.2022 – 15:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte keqtrajtuar fizikisht motrën e tij femër kosovare. Gjatë intervistimit i dyshuari i njëjti e ka mohuar të ketë sulmuar motrën e tij. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar.
Gjakovë 15.03.2022 – 09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht viktimën femër shqiptare shtetase e huaj me të cilën kanë qenë në bashkëjetesë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Mitrovicë 14.03.2022 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, të cilës i ka shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Në dhjetor bëhet publike masa e kursimit “Shporta e Vitit të Ri”
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj