LAJMI I FUNDIT:

Drejtuesit e KOK-ut pritën ambasadoren për sport të Francës, si dhe u pritën nga ambasadorja e Francës në Prishtinë

Drejtuesit e KOK-ut pritën ambasadoren për sport të Francës, si dhe u pritën nga ambasadorja e Francës në Prishtinë
(Foto: Facebook/KOK)

Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, kanë pritur ambasadoren për sport në Republikën e Francës, Laurence Fischer, e cila po e viziton Kosovën.

Duke falënderuar ambasadoren Fischer për vizitën bërë KOK-ut, Krasniqi e njohu me aktivitetet dhe sukseset, me theks të veçantë medaljet e arta olimpike. Presidenti theksoi se synimet e tanishme janë Lojërat Olimpike Paris 2024, ku KOK-u po i mbështet me bursa olimpike 22 sportistë, nga të cilët pritjet janë të fitohen sa më shumë norma olimpike, e më pas edhe medalje.

Nga ana e saj, ambasadorja Fischer vlerësoi lartë të arriturat e sportistëve tanë, derisa shprehu kënaqësinë që Franca do të organizojë Lojërat e ardhshme Olimpike, duke shtuar se mikpritja për ekipin olimpik të Kosovës do të jetë në nivel të lartë – thuhet në njoftimin e KOK-ut.


Palët diskutuan po ashtu mundësinë që sportistët tanë të marrin pjesë në kampe të ndryshme që organizohen në Francë, para LO Paris 2024.

Ambasadorja shoqërohej në takim edhe nga përgjegjësja për bashkëpunim me Ambasadën e Francës, Cecilia Maronnier, si dhe menaxherja e projektit në delegacionin për sport të Ministrisë së Francës për Evropë dhe Punë të Jashtme, Marie Roy, kurse nga KOK-u në takim mori pjesë edhe zyrtarja për marrëdhënie ndërkombëtare, Rejhan Halili.

Njëherësh, drejtuesit e KOK-ut bashkë me zëvendësministren Daulina Osmani, janë pritur nga ambasadorja e Francës në Prishtinë, Marie-Christine Butel.

E pranishme në takim ishte edhe ambasadorja për sport në Republikën e Kosovës, Laurence Fischer, e cila po e viziton Kosovën.

Palët kanë biseduar për sfidat e sportit të Kosovës, aktivitetet e KOK-ut, sukseset dhe rrugën drejt Lojërave Olimpike Paris 2024.

Gjatë kësaj jave po mbahet “Java e Frankofonisë” në Kosovë, që po organizohet nga Ambasadat e Francës, Zvicrës, Luksemburgut në Kosovë dhe zyrave të Belgjikës e Kanadasë.

Në trend Sport

Më shumë
Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandën në Ligën e Kombeve

Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandën në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve

Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve

Përfaqësueset

"Kosova kundërshtar i vështirë, por duam të qëndrojmë në Ligën B" - përzgjedhësi i Islandës flet pas shortit

Përfaqësueset
Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut

Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut

Serie A
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Ndërkombëtare
Kalo në kategori