Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur sot se protestat në Shqipëri kundër rritjes së çmimeve i shërbejnë Rusisë.
Në një bashkëbisedim me biznesin e vogël ditën e sotme, Rama tha se protestat nuk mund t’i organizonte kaq mirë as vetë Rusia.
“Dhe këto lloj protestash janë protesta që më mirë dhe më bukur nuk i organizonte dot Kremlini. Nuk i organizonte dot Kremlini vetë. Që do të thotë që është të bësh punën e dikujt krejt tjetër, në këtë rast e një armiku të demokracisë edhe të lirisë së njerëzve për të luftuar me qeverinë tënde në këtë Shqipërinë e vogël”, ka thënë Kryeministri Rama.
“Kur vendi yt as e ka nisur luftën as e ndalon dot luftën dhe t’i thuash njerëzve që për këto çmime nuk ka lidhje lufta po fajin e ka qeveria, është të bësh fiks atë që shpresa kryesore e Vladimir Putinit në këtë luftë. Cila është shpresa kryesore? Shpresa kryesore është që do të dorëzohet më shpejt Europa dhe Amerika se sa Rusia në kuptimin e opinionit publik”, ka thënë Rama.
“Se sanksionet që vendosen ndaj Rusisë nuk janë sanksione që vendosen me shpresën që do vdesë nga uria Presidenti i Rusisë, por janë sanksione që vendosen për t’i thënë të gjithë opinionit publik atje që ka diçka që nuk shkon me vendin ku ju jeni dhe vendi ku ju jeni për shkak të shtetit që ju keni dhe qeverisë që ju keni po i bën dëm botës”, ka shtuar Rama.
“Për këtë vendosen sanksionet. Mirëpo sanksionet e vendosura ndaj Rusisë dhe lufta e Rusisë ndaj Ukrainës është një sfidë e madhe edhe për opinionet publike në vendet demokratike. Sepse do duhet që ta përballojnë goditjen sepse janë pjesë e një koalicioni që po mbron jo Ukrainën në vetvete, por po mbron veten”, Rama ka theksuar.
Rinisjen e eksportit të miellit dhe drithërave nga ana e Serbisë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Kryeministri e sheh drejtpërdrejt të lidhur me funksionimin e nismës “Ballkani Hapur”.
“Ky është rasti për të dhënë një shembull se çfarë është Ballkani i Hapur dhe ç’është të ndërtosh marrëdhënie në funksion të njerëzve dhe ekonomisë”, tha Rama gjatë takimit me bizneset. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
OBRM-PDUKM: Me LSDM-në sistemi shendetësor ishte në kaos total, kolapsi kulmoi në Onkologji
Zjarr në Durrës, gjashtë persona dërgohen në spital
LSDM: Kundërshtojmë propozimin për emërtimin e rrugëve në Tetovë, Mickoski le t’i reagojë Kasamit
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite