LAJMI I FUNDIT:

Tabaku mbështet protestën: 25% e të ardhurave të shqiptarëve shkojnë për karburantet

Tabaku mbështet protestën: 25% e të ardhurave të shqiptarëve shkojnë për karburantet

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka publikuar sot të dhëna globale për raportin e çmimit naftës për një automjet të mbushur plot në krahasim me të ardhurat mujore të qytetarëve në vend.

Sipas një njoftimi në rrjetet sociale, Tabaku u shpreh se Shqipëria është vendi me të ardhurat më të ulëta në rajon, ku 40% e të ardhurave të qytetarëve shkon për ushqimet dhe ujin, ndërsa 25% shkojnë për karburant.

“Prandaj nuk është turp sot protesta për çmimet e naftës, monopolit të saj dhe taksave!”, ka shtuar Tabaku.


Basha: Qeveria bën sikur ndihmon qytetarët, ndërkohë që planifikon më shumë taksa
Lexo po ashtu Basha: Qeveria bën sikur ndihmon qytetarët, ndërkohë që planifikon më shumë taksa

Sipas nënkryetares së PD-së, paketa me shtatë pika e prezantuar nga qeveria “është qesharake dhe jashtë nevojave të qytetarëve”.

“Taksat mbi naftën dhe oligopoli mbi naftën po rrisin çmimet më shumë se sa në çdo vend tjetër! Reagimi qytetarëve është korrekt përballë arrogancës së korruptuarve!”, ka theksuar Tabaku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Kalo në kategori