LAJMI I FUNDIT:

Nikolloski: Nesër merret vendim nëse Rusia do të përjashtohet nga Këshilli i Evropës

Nikolloski: Nesër merret vendim nëse Rusia do të përjashtohet nga Këshilli i Evropës

Sot dhe nesër Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mban seancë urgjente në të cilën pika e vetme është agresioni ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës, ndërsa gjatë ditës së nesërme, para votimit të propozimit për aktivizimin e nenit 8, pritet që fjalim të mbajnë deputetët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në mesin e tyre do të jetë edhe Aleksandar Nikolloski nga OBRM-PDUKM, i cili për “Fokus” tha se pritet të miratohet një qëndrim i përbashkët, i cili, siç thekson, do të kërkojë aktivizimin e nenit 8 të Statutit të Këshillit të Evropës, sipas të cilit, nëse Rusia nuk tërhiqet nga anëtarësimi, ajo do të përjashtohet.

“Përjashtimi i Rusisë është një goditje e madhe për të dhe një mesazh i fortë për vendet e tjera anëtare se agresioni ushtarak është gjëja më e keqe që një vend mund të bëjë. Asnjë justifikim dhe arsyetim nuk mund ta justifikojë luftën”, thotë Nikolloski.


Ai shton se Këshilli i Evropës është themeluar në vitin 1949 në rrënojat e Luftës së Dytë Botërore, me qëllim që, thekson Nikolloski, të mundësohet bashkëpunimi dhe respektimi themelor i të drejtave njerëzore, gjuhësore dhe të pakicave në kontinentin evropian dhe të mos përsëritet vuajtjet e luftës.

Fjalim në Asamblenë Parlamentare priten të kenë edhe Darko Kaevski nga LSDM dhe Arta Bilalli-Zendeli nga BDI./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Iu bashkua organizatës terroriste

Iu bashkua organizatës terroriste "Al Nusra" në Siri, shpallet aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Drejtësi
Kalo në kategori