Deliu-Kodra: Një Komision Hetimor do ta zbardhte keqmenaxhimin e situatës energjetike në vend
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra ka thënë se një Komision Hetimor do ta zbardhte keqmenaxhimin e situatës energjetike në vend.
Duke folur gjatë një konference për medie, ajo ka theksuar se gjatë ditës së nesërme do të mbahet një seancë ku do të diskutohet për rritjen e çmimeve të energjisë.
“Kriza energjetike që ka prekur vendin, është propozuar që të ketë një komision hetimor për të parë menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës”, tha Deliu-Kodra, përcjell Telegrafi.
Ajo tha se duke pa gjendjen e rëndë të qytetareve kanë propozuar disa iniciativa, si çështja e Trustit, rregullimi i çmimeve të produkteve medicinale dhe kriza energjetike.
“Nesër është thirrur një seancë e jashtëzakonshme për rritjen e çmimeve. Duke parë gjendjen e rëndë ekonomike me rritjen e çmimeve, ne kemi propozuar disa iniciativa. E para është çështja e Trustit, si shumë e nevojshme që qytetarët e Kosovës të arrijnë që ta marrin një pjesë që ta përballojnë gjendjen e rëndë me këtë rritje të çmimeve. Si pikë e dytë është rregullimi i çmimeve të produkteve medicinale”, ka përfunduar ajo.
Ndërsa, deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë se në këtë seancë do të kërkohet miratimi i rezolutës kundër rritjes së çmimeve në Kosovë.
“Kemi ftuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për rritjen e çmimeve, ku në fund të debatit do të propozohet një rezolutë, në mënyrë që të nxjerr obligime konkrete dhe detyra të qarta për Qeverinë e Kosovës, sepse jemi dëshmitar të asaj se Qeveria është shndërruar në një spektatore, duke e rënduar gjendjen e qytetarëve”, tha Selmanaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump po sjell këmbimoren për kriptovaluta TruthFi
Nënshkruhet kontrata për zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt, Aliu: Projekt në vlerë 16,4 milionë euro
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
A më shumë kemi konsumuar energji elektrike në shtator 2023 a në shtator 2024? ASK del me statistika
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje