LAJMI I FUNDIT:

Feng shui për shkallët – këtë gabim assesi nuk duhet të bëni, ndikon keq në energji!

Feng shui për shkallët – këtë gabim assesi nuk duhet të bëni, ndikon keq në energji!

Shkallët konsiderohen si vendi nëpër të cilin rrjedh energjia

Feng shui këshillon që kurrë nuk duhet të vendosni objekte mbi shkallë, si dhe drejtpërdrejt para dhe poshtë tyre.


Çdo objekt në shkallë mund të bllokojë rrjedhën e energjisë pozitive dhe të rrezikojë krijimin e vibracioneve pozitive nëpër shtëpi, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, madhësia e shkallareve është e rëndësishme, sepse shkallaret e paarritshme dhe shumë të pjerrëta kanë një efekt të keq në bilancin e energjisë.

Sa më lehtë të jetë për ju të ngjiteni, aq më mirë. Prandaj, sipas feng shui-t, duhet të shmangen shkallët spirale.

Nuk duhet të ketë zbrazësi midis shkallareve, në mënyrë që energjia të mos largohet.

Ekzistojnë dy rregulla për vendndodhjen e shkallëve në shtëpi:

Rregulli i parë: Në asnjë rast mos vendosni shkallët në mënyrë që të shikojnë nga dera e përparme. Nëse i vendosni shkallët në këtë mënyrë, rrezikoni që energjia e mirëqenies të rrjedhë jashtë shtëpisë.

Nëse tashmë i keni ndërtuar shkallët, thjesht vendosni një bimë të madhe midis tyre dhe derës së përparme, për të zbutur ndikimin negativ.

Rregulli i dytë: Mos vendosni shkallë në afërsi të banjës ose tualetit. Kjo do të ndikojë negativisht në shëndetin dhe disponimin e njerëzve.

Gjithashtu është e nevojshme të shmangni vendndodhjen e shkallëve në mes të shtëpisë. Kjo do të prishë ekuilibrin e energjisë. Vendi më i mirë për shkallët është sektori perëndimor ose jugor i shtëpisë.

Materiali më i mirë për shkallët feng shui është druri. Nuk rekomandohet që të gjitha shkallët të jenë prej metali, sepse besohet se kjo do të ndikojë negativisht në dashuri.

Shkallët duhet të jenë sa më të ndriçuara, në të gjithë gjatësinë e tyre. Mund të përdorni llambat e murit ose llambat e tavanit – sipas gjykimit tuaj.

Nëse dëshironi t’i dekoroni shkallët, vendosni bimë jeshile, por jo shumë, sepse për disa bimë – hapësira duhet të jetë e lirë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Këshilla Lifestyle
Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Stil
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Orgazma femërore nga kënaqësia, në ngazëllim

Orgazma femërore nga kënaqësia, në ngazëllim

Intimitet dhe Pasion
Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Stil
Pika G shkon në harresë: Meshkuj, ky është vendi që duhet t'ia kushtoni vëmendjen!

Pika G shkon në harresë: Meshkuj, ky është vendi që duhet t'ia kushtoni vëmendjen!

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori