LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet lokale në Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë mund të dështojnë sërish

Zgjedhjet lokale në Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë mund të dështojnë sërish

Qytetarët e komunës së Qendër Zhupë, do të duhet të zgjedhin sërish kryetar më 17 prill. Në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar nuk u arrit censusi i kërkuar, pra më pak se 1/3 e votuesve të regjistruar e ushtruan të drejtën e votës, shkruan Alsat.

Kryetari i komunës, i cili tani menaxhon komunën si i besueshëm/përfaqësues i Qeverisë, por edhe kandidat për një mandat të ri, mendon se edhe këto zgjedhje ka gjasa të dështojnë. Më shumë se gjysma e popullsisë ka emigruar në Evropën Perëndimore, kryesisht në Itali.

Ibrahimi thotë se më së miri është që zgjedhjet të bëhen gjatë muajit gusht, gjegjësisht në datën 7 apo 14, kur mërgimtarët vijnë në vendlindje. Ata kërkuan nga Qeveria, që ta lejojë një gjë të tillë, por deri më tani nuk ka miratim. Duhen ndryshime ligjore. Në një situatë të ngjashme është edhe komuna e Mavrovës-Rostushes, ku në prill do të mbahen edhe zgjedhjet lokale.


“Kërkesa jonë ishte që censusi të ulet në 25%, që ne mendojmë se aktualisht ka aq. Kërkesa e komunës së Rostushës ka qenë nga aspekti i zgjedhjeve lokale, që të merren rezultatet e regjistrimit, që ka qenë në vazhdim dhe në bazë të atij regjistrimi, të bëhet ndryshimi…”, u shpreh Arjan Ibrahim-Kryetar i Komunës Qendër Zhupa.

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski, tha për Alsat se nëse nuk arrihet sërish censusi i zgjedhjeve, atëherë kryetari i Kuvendit do të duhet të shpallë zgjedhje të reja për ato komuna, dhe ndërkohë Qeveria do të -emëroj të besueshëm/përfaqësues. Ndryshe, Dashtevski personalisht beson se pragu i kërkuar zgjedhor nuk do të arrihet as në prill./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Drejtësi
Kalo në kategori