LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Për masat e paralajmëruara të qeverisë pritet të shpenzohen rreth 400 milionë euro

Maqedoni: Për masat e paralajmëruara të qeverisë pritet të shpenzohen rreth 400 milionë euro
Euro in hand

Është e pritshme, që masat e paralajmëruara kundër krizës të lehtësojnë pasojat e krizës për qytetarët dhe kompanitë, por pyetja kryesore në opinion është se ku do të sigurohen paratë për realizimin e tyre?

Opozita beson se puna më e shpejtë, që mund të bëjë qeveria është rishikimi i buxhetit, sepse paratë duhen urgjentisht për qytetarët dhe kompanitë.

VMRO-DPMNE beson se tani nuk është koha për huamarrje të reja, sepse nuk do të jetë e lehtë të merret një normë e favorshme kredie. Gjithashtu, borxhi i Maqedonisë është në nivel shqetësues, përkatësisht 60% e bruto-produktit vendor tashmë është tejkaluar.


“Sa i përket rishikimit të buxhetit, këtu nuk kam asnjë dilemë. Këtu ka vend për të shkurtuar. Epo, shikoni sërish mallrat dhe shërbimet, sa është paraparë norma? Pse? Që korrupsioni dhe krimi të vazhdojnë. Le të shkurtohen dhe le t’u jepet qytetarëve, le të shkurtohet buxheti. Ka hapësirë”, tha Gordana Dimitrieska Kocoska, VMRO-DPMNE.

Por, qeveria tashmë po përgatit një huamarrje të re serioze. Sipas ministrit të Financave do të emetohet një eurobond i ri, i cili do të peshojë të paktën gjysmë miliardë euro.

“Sa i përket eurobondit, tashmë janë duke u bërë të gjitha përgatitjet si vitin e kaluar. Për të parë periudhën më të favorshme, dhe kjo do të ishte kur përfundimisht do të merrnim borxh. Dhe kjo nuk është e vetmja çështje për financimin e buxhetit. Ka mjaftueshëm likuiditet në buxhet”, u shpreh Fatmir Besimi- Ministër i Financave.

Përveç huamarrjes, një pjesë e masave të Qeverisë do të financohen edhe me para direkte nga arka i shtetit. Vlerësimet fillestare janë se paketa e masave do të kushtojë mbi 400 milionë euro. Këto para mund të thuhet me siguri se nuk ishin paraparë në nëntor dhe dhjetor, kur po përgatitej buxheti për këtë vit./ Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Nis tërheqja e pakove të para me fletëvotime nga kutitë postare në Shtutgart, Vjenë dhe Podgoricë

Nis tërheqja e pakove të para me fletëvotime nga kutitë postare në Shtutgart, Vjenë dhe Podgoricë

Lajme
Vrasja e Agonis Tetajt: Kryeprokurori aprovon mbrojtjen e ligjshmërisë për Shaban Gogajn

Vrasja e Agonis Tetajt: Kryeprokurori aprovon mbrojtjen e ligjshmërisë për Shaban Gogajn

Drejtësi
Kalo në kategori