LAJMI I FUNDIT:

Mot i ftohtë por me diell, nga e hëna temperaturat shënojnë rritje

Mot i ftohtë por me diell, nga e hëna temperaturat shënojnë rritje

Në fundjavë dhe ditëve të para të javës në vijim, paraqiten kushte të motit më të qëndrueshëm, kryesisht me kthjellime.

Të dielën më shumë intervale me diell, dhe vranësira kalimtare, orëve të mëngjesit me ngrica të theksuara.


Temperaturat do të jenë mjaftë të ulëta, kurse nga e hëna do të shënojnë rritje.

Minimalet sot zbresin deri në -8C e -9C, derisa maksimalet shënojnë rritje deri në 5 gradë celsius. /Telegrafi/