Qarja, biseda, shprehja e emocioneve: Cilat janë ndryshimet kryesore midis foshnjave djem dhe vajza?
Ja çfarë thonë hulumtimet
Rezultatet e studimeve të shumta kanë treguar se ka disa dallime ndërmjet foshnjave djem dhe vajza, ndërsa shumë prindër dëshmojnë se ato dallime ekzistojnë vërtet.
Sigurisht, shumica e këtyre qëndrimeve vijnë nga përvoja e dikujt dhe mund të ndryshojnë nga njëri fëmijë te fëmija tjetër, transmeton Telegrafi.
Aftësitë sociale
Vajzat janë më të ndjeshme dhe më mirë shprehen emocionalisht se djemtë. Ato mund të “lexojnë” më mirë emocionet te njerëzit dhe të ndihen më mirë për atë që ndodh në familje. Studimet tregojnë se vajzat janë më të interesuara për të lexuar fytyrat, ndërsa djemtë janë më të interesuar për lëvizjet fizike.
Biseda
Disa studiues kanë zbuluar se djemtë kanë më shumë gjasa të flasin më vonë se vajzat, ndërsa vajzat shpesh kanë fjalor më të pasur dhe fillojnë biseda të gjata shumë herët.
Kjo ndodh sepse ato thjesht kanë zhvilluar më mirë ato pjesë të trurit që janë përgjegjëse për të folurit, kështu që tregojnë rezultate pak më të mira në aftësitë e hershme të komunikimit.
Aktiviteti fizik
Djemtë janë më aktivë edhe para lindjes. Prandaj, nënat e tyre i ndiejnë më herët në stomak, veçanërisht kur diçka nuk u pëlqen. Ata e ruajnë këtë aktivitet edhe pas lindjes.
Studiuesit kanë zbuluar se me mundësitë janë më të mëdha të shihni djem që vrapojnë, kërcejnë, ngjiten në pemë dhe luajnë top jashtë, ndërsa vajzat janë më të prirura për të luajtur më të qetë dhe preferojnë të argëtohen në shtëpi.
Zakonet higjienike
Ndërsa shumica e vajzave fillojnë të mësojnë të përdorin tualetin nga mosha 22 deri në 30 muaj, djemtë mund të kenë nevojë për tre muaj deri në një vit më shumë.
Mesatarisht, vajzat zakonisht mund ta zotërojnë këtë praktikë deri në 33 muaj, ndërsa djemtë kanë nevojë deri në 37 muaj. Pra, përgatituni që faza e pelenave do të zgjasë më shumë nëse keni një djalë dhe do të përfundojë më shpejt nëse keni një vajzë.
Të qarët
Sigurisht që të gjitha foshnjat qajnë, por në një periudhë prej 6 muajsh djemtë qajnë më shumë se vajzat. Me 12 muaj, ata gjithashtu tregojnë një reagim më të fortë ndaj problemeve negative.
Zakonisht janë në humor më të mirë dhe kërkojnë më shumë vëmendje. Kjo është shpesh për shkak të faktit se ata kanë një instinkt më të fortë kërkimor dhe kanë më shumë gjasa të bien në situata që mund të çojnë në dhimbje dhe zhgënjim.
Emocionet e forta
Djemtë janë më emocionues dhe të pasionuar në lojëra sesa vajzat. Ata pëlqejnë të fitojnë, frika dhe rreziku thjesht i emocionojnë. Shumë shkencëtarë pajtohen se testosteroni luan një rol kyç në këtë sjellje.
Vajzat janë më pak agresive dhe më të shoqërueshme se djemtë, gjithashtu shprehja e emocioneve të tyre mund të jetë më e fortë në prani të bashkëmoshatarëve, prindërve ose të rriturve të tjerë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse duhet të vendosni sodë buke poshtë syve?
Ti je e dashura numër 2
Çfarë nuk mund të ndryshojnë femrat kurrë te meshkujt
Një fjali mund të ndalojë çdo debat, thonë shkencëtarët
Sa dhëmbë duhet të ketë fëmija një vjeç?
Mesazhet sekrete që mund të ndihmojnë fëmijët autikë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!