Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Shëndetit Publik gjatë javës së nëntë të vitit 2022 (nga 28.02-06.03.2022), në Maqedoninë së Veriut janë raportuar gjithsej 17 raste të gripit/sëmundjeve të ngjashme me gripin, 37 për qind më pak se javën e kaluar. Gjatë javës së nëntë pranë laboratorit të virusologjisë në ISHP-së kanë arritur 327 materiale për analiza laboratorike për vërtetimin e pranisë së virusit të gripit nga të cilat janë analizuar paralelisht edhe për prani të Kovid-19 dhe 6 raste kanë rezultuar pozitive për prani të virusit të gripit, të gjitha Influenza A.
Numri i rasteve të regjistruara në javën e nëntë ka shënuar një rritje prej 66 për qind, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar dhe po ashtu edhe një rënie për 99.3 për qind në krahasim me lakoren sezonale tipike të modeluar për 10 vitet e fundit. Incidenca e raportuar është nën kufirin javor të aktivitetit sezonal të gripit, ku ende nuk është arritur pragu u fillimit të sezonit të gripit. Sa i përket moshës, 13 persona janë në moshë nga 15-64 vjet, 2 fëmijë nga 5-14 vjet dhe nga një mbi 65 vjet dhe fëmijë nga 0-4 vjet. Incidencë më e lartë është regjistruar tek fëmijët nga 0-4 vjet. Të sëmurë janë regjistruar në 4 Qendra Spitalore.
Ndërkaq sipas të dhënave kumulative gjatë sezonit 2021/2022 numri i përgjithshëm i të sëmurëve arrin 3.642 , përkatësisht 5.1 herë më shumë se sezonin e kaluar dhe 83.5 për qind më pak krahasuar me lakoren tipike sezonale. Raste të gripit dhe sëmundjeve të ngjashme me gripin kanë raportuar 21 QSHP/NJR. Numër më të madh të të sëmurëve dhe incidencë më të lartë kumulative është regjistruar në Dibër. Sa i përket shpërndarjes të të sëmurëve sipas grupmoshës, numër më i madh i të sëmurëve janë regjistruar tek grupmosha nga 15-64 vjet – 2.085 raste (57,2 për qind), ndërsa incidencë më e lartë kumulative tek fëmijët në moshë nga 0-4 vjet.
Ndërkaq nga mbikëqyrja virusologjike sqarojnë se që nga fillimi i sezonit 2021/2022, deri në javën e nëntë, pranë laboratorit të virusologjisë në ISHP kanë arritur gjithsej 8.319 materiale për testim paralel. Gjithsej janë regjistruar 298 raste pozitive, 146 Influenza A/H3, 151 Influenza A dhe një Influenza B. Prej tyre 7 raste të infektimit janë me grip dhe Kovid-19 njëkohësisht. Profesionistët nga ky institut thonë se është vënë re një stabilizim i numrit të të sëmurëve me grip, i cili vazhdon të jetë nën kufirin e aktivitetit sezonal. Këtë javë rezultatet e fituara gjatë mbikëqyrjes epidemiologjike janë 1.8 për qind.
Nga ana tjetër vaksinimi kundër gripit thuhet se është mbrojtja më e mirë nga kjo sëmundje, prandaj Instituti i shëndetit publik e rekomandon atë për të gjithë popullatën, sidomos për personat që përkasin në grupet vullnerable (sipas rekomandimeve të OBSH-së): Personat e moshuar (mbi 65 vjet), fëmijët në moshë nga 6 deri në 59 muaj, personat mbi 6 muaj e me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe, punonjësit shëndetësorë. Për sezonin vitit 2021/2022, Ministria e shëndetësisë siguroi 40 000 doza të vaksinë katërvalente falas për këto kategori të popullatës, 20.000 doza shtesë të vaksinës katërvalente janë siguruar përmes donacionit nga PIVI (Partnership for Influenza Vaccine Introduction). Vaksinimi kundër gripit për sezonin 2021/2022 filloi në 12.11.2021 dhe zbatohet në Shtëpitë e shëndetit dhe/ose Qendrat e shëndetit publik me Njësitë e tyre rajonale. Caktimi i termineve për vaksinat falas bëhet nëpërmjet uebfaqes vakcinacija.mk)
Sipas të dhënave nga Drejtoria për shëndetësi elektronike që nga fillimi i vaksinimit deri në 27.01.2022 me vaksina falas janë vaksinuar gjithsej 44.835 persona të kategorive vullnerable të popullatës, dhe 11.900 vaksina shtesë janë siguruar nga ana e Qendrave të shëndetit publik si vaksina për pjesën tjetër të popullatës dhe ato mund të merren për një kompensim financiar të caktuar në Qendrat e shëndetit publik dhe Njësitë e tyre rajonale. Sa i përket vaksinave komerciale, sipas të dhënave nga QSHP/NJR, deri më tani janë vaksinuar 4.526 persona. Numri më i madh i tyre janë në moshë nga 30-64 vjet- 2.726 persona ose 60,2 për qind. Janë vaksinuar edhe 120 punonjës shëndetësor dhe një grua shtatzënë. Nga numri i përgjithshëm i të vaksinuarve 1.423 persona (31,4 për qind) janë me sëmundje kronike. Deri në javën e nëntë, në RMV janë vaksinuar gjithsej 49.361 persona me vaksina falas dhe ato komerciale./Koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj
Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit
Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave
Rezultati i zgjedhjeve s’e përjashton mundësinë e krizës institucionale
Qeveria: Nuk kemi të bëjmë me serverët e as software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti për të ulur besimin në zgjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re