LAJMI I FUNDIT:

Bekim Sali thotë se është herët për heqjen e plotë të masave ndaj coronavirusit

Bekim Sali thotë se është herët për heqjen e plotë të masave ndaj coronavirusit

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali thotë se ende nuk jemi gati për heqjen e plotë të masave të vendosura si pasojë e pandemisë me Covid-19.

Sali deklaroi se sipas analizave nga monitorimi vlerësohet se ende nuk është koha për të shfuqizuar plotësisht masat apo reduktimin e tyre.

“Ne si Ministri e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik, normalisht dhe përmes Komisionit për Sëmundjet Infektive monitorojmë vazhdimisht se çfarë po ndodh me vendet që kanë pezulluar masat. Aty ke një rikthim të mprehtë, pra rritje të numrit të të sapoinfektuarve dhe sipas metodologjisë së re që praktikohet në të gjitha vendet, që është matja e rrezikut për sistemin shëndetësor, jo për individët”.

“Një nga treguesit është numri i të sapoinfektuarve, por tregues i rëndësishëm është numri i pacientëve të shtruar në spital. Sipas asaj situate, ne nuk jemi ende gati të reduktojmë masat”, tha ministri Sali, duke theksuar se disa nga kovid-qendrat në vend janë të mbyllura dhe se nuk ka nevojë për shtretër shtesë.

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme

"20 mijë euro për statusin e viktimës së luftës", rrëfimi i të mbijetuarës së masakrës së Abrisë

Lajme
Zjarri në Spitalin e Pejës ishte i qëllimshëm, u shkaktua nga një person i maskuar

Zjarri në Spitalin e Pejës ishte i qëllimshëm, u shkaktua nga një person i maskuar

Shëndetësi
Arrestohet një qytetar i Kosovës në Merdar, Serbia pretendon se ishte pjesëtar i UÇK-së

Arrestohet një qytetar i Kosovës në Merdar, Serbia pretendon se ishte pjesëtar i UÇK-së

Lajme
Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij

Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij

Lajme
​Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse

​Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse

Lajme
Kalo në kategori