LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet të intensifikohen përpjekjet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kërkohet të intensifikohen përpjekjet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Institucioneve të Kosovës iu kërkohet të intensifikojnë përpjekjet për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Pas përjashtimit të Rusisë, përfshirja e Kosovës në këtë institucion evropian po shihet i mundshëm edhe për shkak të plotësimit të kritereve juridike të vendit.

Optimiste për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës, është edhe vet ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. Ndërkohë, shenja pozitive ka dhënë raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, thotë se në Këshill të Evropës, anëtarësimi vendoset me 2/3 e shumicës dhe në bazë të njohjeve vendi ynë e ka përkrahjen. Por sipas tij duhet lobim dhe angazhim i qeverisë për t’i bindur shtetet anëtare.


“Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është i mundshëm në kuptimin, por problemi ka qenë se vendet që na kanë njohur nuk na kanë përkrah, pasi prej 46 shtete, 34 e kanë njohur Kosovën. Edhe në komitetin e ministrave edhe në asamblenë parlamentare Kosova ka pasur dy të tretat që kërkohen për më u bë anëtare e Këshillin e Evropës[…]Në komitetin e ministrave votohet me shumicë absolute, dy të tretat, Kosova nëse e shohim me njohje i ka realisht dy të tretat. Po ashtu i plotëson kriteret, standardet dhe format që i kërkon Këshilli i Evropës, duke shkuar nga demokracia, partia politike, nuk ka të dënuar politik, po ashtu i sanksionojmë tortura, pozicionimi për minoritetet. Pra të gjitha elementet juridike që kërkohen Kosova i plotëson, besoni më mirë se shumë vende që janë anëtare të Këshillit të Evropës”, tha ai për KosovaPress.

Angazhim për anëtarësim në Këshill të Evropës premton kryediplomatja, Donika Gërvalla.

“Ka zhvillime që na bëjnë optimist për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe aty askush nuk mund të parashoh të ardhmen. Ne mund të parashohim vetëm pjesën tonë, çfarë po bëjmë ne që një gjë e tillë të jetë e mundur. Edhe aty jemi takuar disa institucione së bashku dhe kemi diskutuar cilat janë hapa”, tha ajo në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme.

Shenja pozitive për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës dha edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

“Mendoj se kjo është një mundësi e mirë për të dëshmuar dhe treguar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet kryesore për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës. Meqenëse një prej kundërshtueseve (Rusia) më të mëdha të këtij anëtarësimi është pezulluar, mendoj se do mund të gjenim shumicën për aplikimin e Kosovës” , tha ajo gjatë vizitës së fundit në Kosovë.

Nga ana tjetër, profesori Arifi, tregon benefitet nëse Kosova do anëtarësohet në Këshillin e Evropës.

“Këshilli i Evropës ka peshë të madhe sepse Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut është themeluar nga Këshilli i Evropës, po të ishim anëtarë çdo kosovar që është i pakënaqur me ndonjë vendim të gjykatës mund të kërkojë të drejtë ne vet në Gjykatë. Është shumë dobi prurës për Kosovën. Tash pasi Rusia është suspendu dhe e ka përjashtuar vetën, janë pjek kushtet që Kosova të avancojë në këtë organizatë dhe do të ishte një imazh i mirë për ndërkombëtarizimin e subjektivitetit tonë ndërkombëtar”, thotë ai.

Së fundmi, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi është takuar me zëvendëssekretarin e Këshillit të Evropës, Bjorn Berge. Pas takimit, Bislimi kishte shkruar një status në Tëiter. Duke thënë se Berge mirëpriti iniciativën e Kosovës për anëtarësim në BE. Mirëpo i njëjti, tha se kjo nuk është saktësisht ajo çfarë ka thënë në takim.

Pas agresionit në Ukrainë, Rusia është përjashtuar nga Këshilli i Evropës më 25 shkurt.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori