YouTube tha të premten se po bllokon kanalet e mediave ruse të financuara nga shteti globalisht “menjëherë”.
“Udhëzimet tona të komunitetit ndalojnë përmbajtjen që mohon, minimizon ose banalizon ngjarje të dhunshme të dokumentuara mirë dhe ne heqim përmbajtjen rreth agresionit rus në Ukrainë që shkel këtë politikë. Në përputhje me këtë, dhe duke e futur në fuqi menjëherë, ne po bllokojmë gjithashtu kanalet YouTube të lidhura me mediat e financuara nga shteti rus, në nivel global”, ka thënë YouTube në një deklaratë.
Kompania e teknologjisë theksoi sot në Twitter se filloi bllokimin e kanaleve të RT dhe Sputnik në YouTube në të gjithë Evropën.
Ajo shtoi se tashmë ka ndërmarrë hapa të tjerë që kur Rusia filloi agresionin e saj në Ukrainë.
“Ne ndaluam fitimin e parave dhe kufizuam ndjeshëm rekomandimet për kanalet mediatike të financuara nga shteti rus. Të dy veprimet janë globale. Ekipi ynë i Mirëbesimit dhe Sigurisë ka punuar për të hequr shpejt përmbajtjen dhunuese. Ne kemi hequr qindra kanale dhe mijëra video për shkelje të Udhëzimeve tona në Komunitet, duke përfshirë politikat tona rreth praktikave mashtruese dhe dezinformatave”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDy prodhues dominojnë: Këta janë telefonat më të shitur në vitin 2024
YouTube po teston AI që e çon përdoruesin në pjesën më interesante të videos
Thyhet rekordi, Super Mario 64 shitet për 1.5 milion dollarë
WhatsApp po merr përmirësime të mëdha
LinkedIn prezanton rrjetin e tij të podcast-eve
Samsung ka përgatitur “Edicionin Olimpik” të Galaxy Z Flip 3
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?