LAJMI I FUNDIT:

Rusia ka konfirmuar se do të kufizojë qasjen në Instagram

Rusia ka konfirmuar se do të kufizojë qasjen në Instagram

Rusia tani ka konfirmuar se do të kufizojë qasjen në Instagram.

Kjo vjen pasi kompania mëmë e faqes sociale, Meta, ndryshoi rregullat e saj në disa vende për të lejuar shprehjen e ndjenjave të dhunshme ndaj forcave ruse, por jo ndaj civilëve rusë.

Gjithçka që ndodhi gjatë 43 ditëve të agresionit rus në Ukrainë
Lexo po ashtu Gjithçka që ndodhi gjatë 43 ditëve të agresionit rus në Ukrainë

Rregullatori i medias i Rusisë thotë se Instagram po shpërndan materiale duke bërë thirrje për akte të dhunshme që duhet të kryhen kundër qytetarëve rusë.


Nuk është ende e qartë nëse Instagram do të bllokohet plotësisht apo do të kufizohet në ndonjë mënyrë tjetër.

Qasja në Facebook, gjithashtu në pronësi të Meta-s, dhe në Twitter tashmë është e kufizuar. /Telegrafi/