LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora duket me shumë stil në New York, ndërsa del në rrugë pa makijazh

Rita Ora duket me shumë stil në New York, ndërsa del në rrugë pa makijazh

Rita Ora dukej sensacionale të mërkurën, teksa doli në New York me një tjetër veshje të veçantë.

Këngëtarja 31 vjeçe, kishte veshur një xhup me kapuç të zi dhe një palë xhinse të zakonshme blu, shkruan DailyMail.

Duke mbajtur larg të ftohtin, ajo u mbështoll në një pallto lëkure të zezë shumë në modë dhe i shtoi dukjes shkëlqim me një palë çizme të zeza.

Flokët e saj bionde ishin të stiluar në kaçurrela të rregullta që i binin mbi supe, teksa e mbajti vezullimin larg me një palë syze dielli.

Rita Ora iu bën thirrje fansave të dhurojnë për UNICEF-in, për të ndihmuar gratë e prekura nga lufta në Ukrainë
Lexo po ashtu Rita Ora iu bën thirrje fansave të dhurojnë për UNICEF-in, për të ndihmuar gratë e prekura nga lufta në Ukrainë

Ylli i muzikës pop zgjodhi të ishte pa makijazh, duke lejuar që bukuria e saj natyrale të vihej në pah.

Kjo dalje e saj vjen pak kohë pasi këngëtarja e hitit “I Will Never Let You Down” zbuloi se kishte realizuar një tatuazh të ri me lule, me të dashurin e saj Taika Waititi, muajin e kaluar.

Marrëdhënia e Ritës dhe Taikës është forcuar që kur ata filluan të takoheshin në mars të vitit të kaluar.

Në një intervistë për The Independent, 31-vjeçarja foli për romancën e saj me regjisorin Taika, duke thënë: “Nuk e prisja të gjeja dashurinë në Australi dhe as nuk po e kërkoja”.

Ajo shtoi se është e prirur ta mbajë lidhjen e saj jashtë vëmendjes së mediave dhe ta ‘mbrojë atë’, përpara se të thotë se ka ndryshuar mënyrën se si shoqërohet tani në sytë e publikut.

“Unë mendoj se duke mbrojtur diçka që ju intereson vërtet, duhet të keni pak ndjenjën e privatësisë. Nuk do ta kisha ditur nëse nuk do të kaloja atë që kam kaluar në të kaluarën”, tha ajo.

Rita e lindur në Kosovë ngriu qelizat vezë të saj në moshën 24 vjeçare dhe më pas përsëri në moshën 27 vjeçare pasi kërkoi këshillën e mjekut të saj.

Ajo tha për procesin: “Do të doja të kisha një familje të madhe të bukur! Unë mendoj se si gra, ne e bëjmë këtë presion mbi veten tonë, në mënyrë të pandërgjegjshme, sepse mendojmë se kjo është detyra jonë – të krijojmë dhe të japim jetë”.

“Pra, thjesht doja të mos shqetësohesha për këtë. Dhe nuk e bëra, dhe ishte gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë”, tha shqiptarja. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Pas pushimeve në Maldive, Diola Dosti dhe Erolld Belegu vizitojnë qytetin e bukur të Ulqinit

Pas pushimeve në Maldive, Diola Dosti dhe Erolld Belegu vizitojnë qytetin e bukur të Ulqinit

Magazina
Miriam Cani bëri ndryshimin në flokët e saj, i menjëhershëm ishte reagimi i Albanit

Miriam Cani bëri ndryshimin në flokët e saj, i menjëhershëm ishte reagimi i Albanit

Magazina

"Jam goca më me fat në botë" - Heidi Baci ndan fotografi të mrekullueshme krah Romeos

Magazina
Bujar Qamili flet për betejën dhe jetën: Kur isha në koma, shihja një dritë

Bujar Qamili flet për betejën dhe jetën: Kur isha në koma, shihja një dritë

Magazina
Arbana Osmani e ndoqi nga tribunat ndeshjen e Italisë me Shqipërinë, teksa me flamur bëri tifo për Kombëtaren Shqiptare

Arbana Osmani e ndoqi nga tribunat ndeshjen e Italisë me Shqipërinë, teksa me flamur bëri tifo për Kombëtaren Shqiptare

Magazina
Gazetarja Eva Murati publikon momentin kur tifozi hyri në fushë gjatë ndeshjes Itali-Shqipëri

Gazetarja Eva Murati publikon momentin kur tifozi hyri në fushë gjatë ndeshjes Itali-Shqipëri

Magazina
Kalo në kategori