Nga: Oriana Fallaci
Përktheu: Roland Sejko
Do të jesh djalë apo vajzë?
Do të doja të ishe vajzë. Do të doja të provoje një ditë atë që provoj edhe unë: nuk jam aspak e një mendjeje me time ëmë, e cila mendon se është mynxyrë të lindesh vajzë. Ime ëmë, kur është e trishtuar, psherëtin: “Ah, të isha lindur djalë!”
E di: bota jonë është botë e ndërtuar nga burrat për burrat, diktatura e tyre është aq e lashtë sa shtrihet deri te gjuha e folur. Thuhet “bir” për të thënë bir e bijë, thuhet “djalë” për të thënë djalë e vajzë, thuhet “njeri” për të thënë burrë e grua.
Në legjendat që meshkujt kanë sajuar për të shpjeguar botën, qenia e parë e kësaj bote nuk ishte grua: ishte një burrë me emrin Adam. Eva ia mbërrin më vonë, për ta argëtuar e për të prishur punë.
Në pikturat që stolisin kishat e tyre, zoti është një plak me mjekër të bardhë, kurrë plakë me flokë të bardhë. Dhe, tërë heronjtë e tyre janë meshkuj: që nga ai Prometheu që zbuloi zjarrin deri tek ai Ikari që u rrek të fluturonte, e me radhë kështu deri tek ai Jezui që e quajnë bir të Atit e të Shpirtit të Shenjtë: thua se gruaja që e lindi ishte një inkubator a ndonjë mëndeshë.
E megjithëkëtë, apo ndoshta pikërisht për këtë, të jesh grua është gjë e mahnitshme. Është një aventurë që kërkon aq shumë guxim, një sfidë që nuk të mërzit kurrë. Do të të duhet të bësh shumë gjëra po të lindesh grua! Sa për fillim, do të të duhet të luftosh për të treguar se, nëse Zoti ekziston, ai mund të jetë një plakë flokëbardhë ashtu si edhe një vajzë e pashme. Pastaj do të të duhet të luftosh për të shpjeguar se mëkati nuk u lind ditën kur Eva këputi mollën: atë ditë u lind një virtyt i madhërishëm që quhet mosbindje. Më së fundi, do të të duhet të luftosh për të treguar se brenda trupit tënd të lëmuar e gjithë trajta, ka një zgjuarsi që kërkon t’i vihet veshi.
Të jesh nënë nuk është zanat. Nuk është as detyrë. Është vetëm një e drejtë mes shumë të drejtash. Do të lodhesh shumë duke e përsëritur. Dhe shpesh, pothuajse gjithmonë, do humbësh. Por nuk duhet të ligështohesh. Të luftosh është shumë më bukur se të fitosh, të udhëtosh është shumë më argëtuese se të mbërrish: kur ke mbërritur apo ke fituar, ndjen një zbrazëti pafund.
Po, shpresoj që ti të jesh vajzë: mos ma vër re në të thërras vogëlush. Dhe shpresoj të mos arrish kurrë të thuash atë që thotë ime ëmë. Unë nuk e kam thënë kurrë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAteistë, ju as që e kuptoni çfarë është “besimi”!
Wilhelm zu Wied dhe Shqipëria në arkivat gjermane
Nëntëdhjetë mijë shkrepjet e mia të Diellit: Andrew McCarthy dhe fotografia më e mirë e tij
“Luledielli” i Vincent van Goghut
IDIOTI
Princi i zi i politikës: 50 thënie të Makiavelit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025