Kosova ka mjaftueshëm miell dhe se kapacitetet prodhuese të mullisëve në vend është për 5.5 milionë banorë.
Kështu ka thënë kryetari i Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, Muhamet Ferzi duke shtuar se gjatë vitit të kaluar asnjë kilogram grurë nuk është importuar nga Ukraina apo Rusia.
“Në Kosovë ka të instaluar mullinj të mjaftueshëm. Kapacitetet prodhuese në vend janë për 5.5 milionë banorë. Mullinjtë janë të kujdesshëm dhe kanë importuar në kohë të duhur sasitë e nevojshme prej jashtë”, tha Ferizi gjatë një konference për medie, përcjell Telegrafi.
“Importi i grurit në Kosovë ka qenë nga vendet e afërta dhe po potencoj se asnjë kilogram grurë apo miell nuk është importuar nga Ukraina apo Rusia”, ka shtuar ai.
Sipas tij, miell në Kosovë ka edhe për tre muaj të tjerë.
“Miell ka mjaftueshëm të prodhuar. Ka sasi të konsiderueshme edhe për tre muaj të tjerë. Në kohën e kërkesë së madhe, këto produkte nuk blihen në markete”, ka përfunduar ai.
Po ashtu, Bashkim Zejnullahu nga kjo Shoqatë tha se janë duke përcjell çmimin e bursave për miellin.
“Ku të gjitha shtetet po propagandohet për mungesën e miellit, por kjo nuk do të thotë që pas muajit qershor të bëjmë një zgjidhje tjetër”, tha Zejnullahu.
“Çmimet e tregut, aktualisht janë më të lira se në gjithë rajonin. Jemi duke e përcjellë çmimin e bursave, siç do të lëviz çmimi jashtë ashtu do të lëviz edhe brenda”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës
Vlerësimin kreditor BB nga Fitch Ratings – Power tregon çka përfton Kosova
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'