LAJMI I FUNDIT:

KQZ regjistron dy parti të reja, GUXO dhe Bashkimi për Ndryshim ANAMORAVA

KQZ regjistron dy parti të reja, GUXO dhe Bashkimi për Ndryshim ANAMORAVA
Foto: ARKIV

Regjistrit të partive politike në Kosovë i shtohen edhe dy parti të tjera, të cilat u regjistruan nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Bëhet fjalë për partitë politike GUXO dhe Bashkimi për Ndryshim ANAMORAVA.

Në mbledhjen e KQZ-së u bë e ditur se më 14 shkurt 2022, iniciativa politike e quajtur GUXO, udhëheqëse e së cilës është Donika Gërvalla Schwarz, ka dorëzuar aplikacionin për regjistrim.

Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim ka shqyrtuar dhe verifikuar të gjithë dokumentacionin e dorëzuar, përfshirën statutin, programin, aktin e themelimit, simbolin, raportin financiar, librezën e nënshkrimeve të përkrahjes nga votuesit e regjistruar si dhe janë bërë përmirësimet e nevojshme, duke plotësuar në këtë mënyrë të gjitha kërkesat ligjore për regjistrimin e partisë politike: GUXO.


Kjo parti do të përfshihet në regjistrin e partive politike të regjistruara në Kosovë si partia e 50.

“Ndërsa, më 18 shkurt 2022, iniciativa politike e quajtur Bashkimi për Ndryshim ANAMORAVA (BNA), udhëheqës i së cilës është  Isa Agushi, ka dorëzuar aplikacionin për regjistrim”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Më tej, KQZ bën të ditur se Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim ka shqyrtuar dhe verifikuar të gjithë dokumentacionin e dorëzuar, përfshirën statutin, programin, aktin e themelimit, simbolin, raportin financiar, librezën e nënshkrimeve të përkrahjes nga votuesit e regjistruar, duke plotësuar në këtë mënyrë të gjitha kërkesat ligjore për regjistrimin e partisë politike: Bashkimi për Ndryshim ANAMORAVA (BNA).

Kjo parti do të përfshihet në regjistrin e partive politike të regjistruara në Kosovë si partia e 51./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Lajme
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme
Kalo në kategori