LAJMI I FUNDIT:

Qeveria heq vizat për të gjithë shtetasit e Ukrainës që duan të vijnë në Kosovë

Qeveria heq vizat për të gjithë shtetasit e Ukrainës që duan të vijnë në Kosovë

Shtetasit e Ukrainës të cilët do të hyjnë në Republikën e Kosovës, nuk do të kenë nevojë që të pajisjen me viza.

Një gjë e tillë u miratua në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.

“Me qëllim të solidarizimit me shtetasit ukrainas që po ballafaqohen me agresionin rus propozojmë pezullimin e regjimit të vizave për shtetasit e Ukrainës.”, tha Kurti.


Edhe ministrja e MPJD-së, Donika Gërvalla tha se duke marrë parasysh situatën e rëndë në Ukrainë dhe solidarizimin me ta MPJD propozon pezullimin e regjimit të vizave për shtetasit e Ukrainës.

Ajo tha se ky vendim do të kontribuonte pozitivisht për shtetasit e Ukrainës në hyrjen dhe kalimin e tyre në Kosovë por apo edhe në ndonjë vend tjetër transiti.

“Republika e Kosovës me këtë veprim do të rreshtohej përkrahë vendeve të shumta perëndimore të cilat morën veprime të ngjashme”, tha Gërvalla.

Kryeministri Kurti sot në këtë mbledhje gjithashtu theksoi se Kosova ka shprehur gatishmëri për pranimin e 5 mijë refugjatëve nga Ukraina. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori