LAJMI I FUNDIT:

MPJ-Maqedoni e Veriut: Marrëveshja me kompaninë ruse të naftës ka përfunduar verën e vitit të kaluar

MPJ-Maqedoni e Veriut: Marrëveshja me kompaninë ruse të naftës ka përfunduar verën e vitit të kaluar

Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka marrëveshje aktuale për prokurimin e derivateve të naftës me “Lukoil-in”, por me një kompani tjetër vendase për tregtimin e derivateve të naftës, thonë nga MPJ për “Lokalno”.

Nga MPJ thonë se fotot që shfaqen në opinion i referohen një kontrate të vjetër, e cila ka skaduar verën e kaluar.

“Qëndrimi ndaj kompanive ruse në vend është pjesë e aktiviteteve më të gjera të ndërmarra nga shteti për shkak të agresionit ushtarak të paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës, ndërsa një qëndrim i tillë do të zgjasë për aq kohë zgjatë vetë agresioni”, shtojnë nga Ministria e Jashtme.


Osmani: Blerja e derivateve të naftës në pompat ruse të benzinës, financon ushtrinë ruse
Lexo po ashtu Osmani: Blerja e derivateve të naftës në pompat ruse të benzinës, financon ushtrinë ruse

Më herët, sekretari i Lëvizjes Besa, Arijanit Hoxha deklaroi se MPJ blen naftë te kompania ruse “Lukoil”./Telegrafi/

Arjanit Hoxha: Osmani thotë se përmes naftës financohet ushtria ruse, ndërsa MPJ blen nga kompania ruse
Lexo po ashtu Arjanit Hoxha: Osmani thotë se përmes naftës financohet ushtria ruse, ndërsa MPJ blen nga kompania ruse