LAJMI I FUNDIT:

Arjanit Hoxha: Osmani thotë se përmes naftës financohet ushtria ruse, ndërsa MPJ blen nga kompania ruse

Arjanit Hoxha: Osmani thotë se përmes naftës financohet ushtria ruse, ndërsa MPJ blen nga kompania ruse

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani gjatë ditës së djeshme tha se blerja e naftës ruse financon ushtrinë ruse, ndërsa për këtë reagoi sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes besa, Arjanit Hoxha i cili tha se MPJ furnizohet nga kompania “Lukoil”.

“E si t’i besosh këtyre kur në publik flasin ndryshe ndërsa në vepër ndryshe!? Kështu është edhe rasti me Bujar Osmanin i cili tha se çdo blerje në pompat e benzinës që kanë pronar rus, drejtpërdrejt financohet Rusia në veprimet e saj ushtarake në Ukrainë. Me këtë pajtohemi të gjithë ne”, shprehet Hoxha.


Ai theksoi se ministria që udhëhiqet nga Osmani ka kontratë për furnizim me karburante pikërisht me kompaninë ruse “Luk Oil” dhe pyet Osmanin nëse iu qëndron asaj që thotë se blerja e karburantëve nga kompani ruse e ndihmon luftën e Russië kundër Ukrainës.

“Ka edhe plot institucione shtetërore dhe atë të udhëhequra nga kuadro të BDI që kanë kontrata me kompaninë ruse “Luk Oil”, prandaj para se t’i këshillojë qytetarët, Bujar Osmani le të korigjojë veten e tij. Ajo fjala popullore: “Këta të vrasin natën dhe të qajnë ditën”, është pikërisht për politikanët e tipit të Bujar Osmanit që ndryshe flet dhe ndryshe vepron”, shkruan Hoxha./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori