LAJMI I FUNDIT:

Ukraina pëson dëme të mëdha në infrastrukturë nga fillimi i agresionit rus – vlerësohet se shkon në 10 miliardë dollarë

Ukraina pëson dëme të mëdha në infrastrukturë nga fillimi i agresionit rus – vlerësohet se shkon në 10 miliardë dollarë

Ukrainës i janë shkaktuar dëme mbi 10 miliardë dollarë që nga fillimi i pushtimit rus – duke shkatërruar infrastrukturën e këtij vendi, kanë njoftuar zyrtarë ukrainasë.

Ministria ukrainas i Infrastrukturës, ka thënë se sipas vlerësimeve më të fundit nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, shuma e dëmeve materiale shkon në dhjetëra miliardë dollarë, transmeton Telegrafi.

Kjo deklaratë është bërë publike, në kohën kur ministri i Brendshëm ukrainas njoftoi se 4 mijë civilë akoma kanë nevojë të evakuohen nga Kievi – për të shkuar drejt rajoneve më sigurta.


“Rusia po bën gjithçka që të parandalojë hapjen e korridoreve humanitare”, ka shtuar ministri i Brendshëm ukrainas. /Telegrafi/