Dita e gruas nga grupi organizativ Marshojmë S’festojmë, do të pritet më ndryshe se vitet e kaluara. Nesër nga ora 10:00 të marshohet për të kundërshtuar dhunën e burrave ndaj grave, e që në fund ato edhe vriten nga gjinia e kundërt, e që kjo sipas organizatës fajtorët kryesorë janë prokuroria dhe gjykatat.
E që ky marsh i kësaj organizate do të bëhet edhe në qytete të tjera përveç Prishtinës, si në Obiliq, Mirtrovicë, Pejë, Rahovec, dhe Gjilan
Aktivistja e kësaj organizate, Elena Morina, tha se 8 marsi do të jetë më ndryshe, kjo pasi që gratë po vriten dhe nuk po u lihet hapësirë për të festuar.
“8 marsin e sivjetmë, kolektivi Marshojmë S’festojmë do ta manifestojë me marsh kundër vrasjes së grave. Ky marsh vjen si nevojë e domesdomshmërisë për t’iu përgjigjur patriarkalitetit të dhunshëm i cili përveç që i dhunon vazhdimisht gratë, ua merr në fund edhe jetën. Edhe këtë 8 mars, neve na pamundësohet festa. Kjo pasi që pasiguria e thellë në të cilën ne si vajza e gra jetojmë, pa barazia ekonomike, shoqërore dhe politike nuk na lë hapësirë për të gëzuar ose festuar.”, tha ajo
Ajo përmend edhe qëllimin e këtij mardhi, ku thotë se përveç vrasjes së grave do të jetë marsh solidarizimi me shtetin ukrainas.
“Andaj, edhe këtë 8 mars ne po organizohemi që të protestojmë kundër shtypjes së vajzakrimet ndaj ve e grave në Kosovë. Organizohemi sepse e kundërshtojmë padrejtësinë dhe pabarazinë e shumëfishtë, dhe bëjmë thirrje për një të ardhme më të mirë ku secili dhe secila është i lirë. Përveç denoncimit të dhunës dhe vrasjes së grave dhe kërkesave për drejtësi, ky marsh do të jetë marsh solidarizimi me Ukrainën. Kjo pasi që ne nuk e shohim të shkëputur kauzën gjinore nga kauzat e tjera dhe ne si grup jemi kundër çdo padrejtësie, kurdo që ajo të ndodhë”, tha ajo
Po ashtu, Morina thotë se marshi do të fillojë nga Pallati i Drejtësisë, kjo pasi që, siç thotë ajo gjykata dhe prokuroria janë fajtore për vrasjen e këtyre grave.
”Këtë vit, marshi ynë nis nga Pallati i Drejtësisë pasi që janë pikërisht gjykatat, prokuroria dhe mbrojtësit e viktimave, një nga shkaktarët kryesorë që kanë rezultuar që nga viti 2010,48 gra të vriten nga burrat në Kosovë”, potencoi ajo.
Në Prishtinë ky grup organizativ marshin do ta fillojnë nga Pallati i Drejtësisë në Hajvali, më pas te rrethi i flamurit, në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke vazhduar kështu deri te Qeveria e Kosovës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit