LAJMI I FUNDIT:

E vërteta e skenës ikonike mes Al Pacinos dhe De Niros në filmin “Heat”

E vërteta e skenës ikonike mes Al Pacinos dhe De Niros në filmin “Heat”
(Foto: Twitter/Warner Bros.)

Filmi i vitit 1995, “Heat”, me skenar dhe regji të Michael Mann, mblodhi një ansambël yjesh të udhëhequr nga Al Pacino dhe Robert De Niro, me Tom Sizemore, Jon Voight e Val Kilmer në role dytësore.

Ngjarja ndjek konfliktin midis një detektivi të luajtur nga Pacino dhe një hajduti të luajtur nga De Niro, duke përshkruar gjithashtu efektin në marrëdhëniet e tyre profesionale dhe jetën personale.

Megjithëse nuk mori nominime për çmime të mëdha, “Heat” konsiderohet si një nga filmat më me ndikim të zhanrit dramë krim dhe ka frymëzuar shumë realizime tjera në vitet pasuese. Për më shumë, mori kritika të shumta pozitive dhe pati sukses të madh komercial.


Me një buxhet prej 60 milionë dollarësh, projekti përfitoi 187 milionë dollarë asokohe, ndërsa Mann mori vlerësime për regjinë dhe skenarin, derisa interpretimet e dy yjeve kryesore ishin të mrekullueshme.

“Heat” shënon paraqitjen e parë të De Niros dhe Pacinos në ekran së bashku pas një periudhe interpretimesh të mirënjohura nga të dy. Për shkak të reputacionit të aktorëve, promovimi u përqendrua kryesisht në përfshirjen e tyre.

Nuk ka dyshim se skena kyçe e filmit është shfaqja ballë për ballë e dy protagonistëve Vincent Hanna (karakteri i Al Pacinos) dhe Neil McCauley (karakteri i Robert De Niros) në një restorant.

Megjithatë, pas lansimit të filmit (dhjetor 1995) kishte teori të shumta lidhur me atë skenë. Njëra që prej tyre që u bë shumë e besueshme, ishte se dy protagonistët nuk flisnin me njëri-tjetrin dhe se nuk e xhiruan skenën së bashku.

(Foto: Twitter/Warner Bros.)

Mirëpo, kjo nuk është e vërtetë dhe dy aktorët e kishin mohuar, sikurse edhe regjisori. Ndërsa një fotografi që po qarkullon këto ditë në rrjetet sociale dëshmon se Pacino dhe De Niro ishin të ulur bashkë në tavolinë kur e xhiruan skenën.

Në fotografi shfaqet edhe filmbërësi Michael Mann duke diskutuar në ndërtimin e një prej skenave që pas publikimit të filmit do të shndërrohej në kult hollivudian. /Telegrafi/

(Foto: Twitter)

Në trend Magazina

Më shumë
Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar  nga “Fundjavë Ndryshe”

Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”

Magazina
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

“E kam takuar vetëm dy herë”, Livia flet me babain e saj pas 22 vjetësh gjatë spektaklit të BBVA

“E kam takuar vetëm dy herë”, Livia flet me babain e saj pas 22 vjetësh gjatë spektaklit të BBVA

Magazina
“E hëngre kulaçin”, Rozana bie në kurth të lojës së Gjestit dhe G Banit

“E hëngre kulaçin”, Rozana bie në kurth të lojës së Gjestit dhe G Banit

Magazina
“E kam parë si baba, si vëlla”, Laerti i drejtohet Valbonës pas deklaratës së saj: Cilat janë ndjenjat e tua të sinqerta?

“E kam parë si baba, si vëlla”, Laerti i drejtohet Valbonës pas deklaratës së saj: Cilat janë ndjenjat e tua të sinqerta?

Magazina
Kalo në kategori