Gjatë natës së mbrëmshme dhe mëngjesin e sotëm ka pasur reshje të dendura të borës në disa pjesë të Kosovës. Madje në Rugovë të Pejës siç bëjnë të ditur banorët trashësia e borës ka arritur deri në 1 metër.
Kështu bënë të ditur Besnik Lajçi, i cili ka thënë se në disa fshatra rrugët janë të pakalueshme.
“Në këtë moment është duke rënë borë në Rugovë. Bora nga nata e mbrëmshme nuk është ndalë. Bora po kalon mbi 1 metër! Ju lutem të keni kujdes gjatë udhëtimit. Disa fshatra thuajse janë të pa kalueshme nga bora ashtu siç jam unë”, shkroi Lajçi në rrjetin social Facebook.
Ndërkaq, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova i tha Telegrafit se rruga kryesore për në Rugovë është e kalueshme.
“Rrugët në qytetin e Pejës janë të kalueshme. Përveç rrugës Pejë-Kullë e cila nuk është e kalueshme. Po ashtu rruga kryesore për Rugovë është e kalueshme deri në fshatin Kuqishtë sa kemi informacione”, deklaroi ai.
Rugova tutje shtoi se nuk kanë informacion nëse në ndonjë fshat të Rugovës kanë mbetur banorët e izoluar për shkak të borës së madhe.
“Sa iu përket banorëve nuk kemi ndonjë informacion se kanë mbetur të izoluar në Rugovë. Banorët atje posedojnë telefona dhe munden ta telefonojnë emergjencën dhe policinë gjithashtu. Mirëpo ne deri në këto momente nuk kemi informacion. Rruga kryesore gjithashtu është e kalueshme”, tha Rugova./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosovës iu avancua statusi, por cili është roli dhe funksioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s?
Asambleja e NATO-s voton pro avanicimit të statusit të Kosovës
Ministri i Mbrojtjes i gëzohet vendimit të sotëm: Kosova vetëm një hap larg anëtarësimit të plotë në NATO
Kosova pritet të ketë 1.6 milion banorë
Një i vrarë dhe dy të plagosur në Shkup
Szunyog bën thirrje që Kosova të heq ndalimin e produkteve serbe
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Tifozët janë të shokuar pasi mësuan çmimin që Aston Villa po e kërkon për Coutinhon
Teuta Krasniqi flet për ankthin dhe depresionin që përjetoi pas ndarjes nga Blero
Pas ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie me ish-konkurrenten e “Përputhen”?
Southampton triumfoi në ndeshjen që vlen më shumë para se finalja e Ligës së Kampionëve - shuma që fitoi është e jashtëzakonshme
Kaluan natën së bashku - Ilnisa Agolli ndan një moment nga shtrati me Meritonin
Shpjegohet pse Chelsea nuk do të "pranojë automatikisht" vendin në Ligën e Konferencës