LAJMI I FUNDIT:

Pete Davidson e konsideron “histerike” karikaturën e tij në videon “Eazy” të Kanye West

Pete Davidson e konsideron “histerike” karikaturën e tij në videon “Eazy” të Kanye West

Pete Davidson nuk mund të mos gjejë humor në grindjen e tij aktuale të njëanshme me Kanye West, duke besuar se sulmi i fundit i reperit – rrëmbimi dhe varrosja e një karikature të tij në videon e re “Eazy” – është qesharake.

“Ai e konsideron histerik faktin që Kanye përfshiu një version vizatimor të tij në videoklipin e tij muzikor. Ai është pothuajse i kënaqur nga e gjithë kjo sepse është kaq qesharake për të”, zbuloi një burim për Entertainment Tonight për Davidson.

Burimi shtoi se ylli i “Saturday Night Live” “nuk ndihet i kërcënuar nga Kanye në asnjë mënyrë, apo formë.


Foto: Getty Images

Davidson, 28, thuhet se kishte një reagim të ngjashëm ndaj këngës si ai ndaj videos, ksihte deklaruar një burim atë kohë, shkruan PageSix.

“Pete mendon se është krejtësisht qesharake . Jo vetëm kaq – ai mendon se e gjithë drama e tabloidit me të, West dhe Kardashian është gazmore. Ai e do atë”, tha ky burim.

Jo vetëm që Davidson po qëndron pozitiv mes sulmeve të West, por drama thuhet se e ka afruar atë edhe më shumë me ish-gruan e West, Kim Kardashian.

“Pete është kaq i kuptueshëm dhe ka bërë një përpjekje ekstreme për të lënë mënjanë emocionet e tij dhe thjesht për të qenë një sistem mbështetës për Kim gjatë kësaj kohe dhe tranzicioni të vështirë”, vazhdoi burimi i ET.

“Pete është rritur aq shumë si një burrë, personazh publik dhe partner përmes këtij procesi, edhe pse papritur ai është hedhur në mes të gjërave, duke përfshirë sharjet e Kanye dhe publicitetin që pasoi”, tha tutje burimi i afërt me aktorin.

Foto: Getty Images

Ndërsa Davidson ka arritur të qeshë nga drama, shoku i tij Ricky Valez foli kundër “sulmeve në internet” të West ndaj Pete.

“Pete është vëllai im, asgjë nga këto nuk është për mua as qesharake dhe as argëtuese. Një burrë 44-vjeçar që dhunon internetin është thjesht i trishtuar”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, së fundmi Kanye ka finalizuar divorcin me Kim, ish-çifti janë prindër të katër fëmijëve. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale

Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale

Magazina
Ish i dashuri i Adriana Matoshit, Keith Groeneveld publikon fotografi nga dasma e tij tradicionale

Ish i dashuri i Adriana Matoshit, Keith Groeneveld publikon fotografi nga dasma e tij tradicionale

Magazina
Brad Pitt prezanton për herë të parë të dashurën gjatë parakalimit në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Venecia

Brad Pitt prezanton për herë të parë të dashurën gjatë parakalimit në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Venecia

Magazina
Adele jep lajmin e hidhur për fansat pas koncertit të fundit në Mynih

Adele jep lajmin e hidhur për fansat pas koncertit të fundit në Mynih

Magazina
Dafina Zeqiri prish raportet edhe me Kidën

Dafina Zeqiri prish raportet edhe me Kidën

Magazina
Arsyeja se përse Pamela Anderson refuzoi paraqitjen në serialet e reja të

Arsyeja se përse Pamela Anderson refuzoi paraqitjen në serialet e reja të "Baywatch"

Magazina
Kalo në kategori