LAJMI I FUNDIT:

Vela e quan Vulinin provokator që kontrollohet nga Rusia

Vela e quan Vulinin provokator që kontrollohet nga Rusia

Shefi i stafit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela, ka reaguar ndaj vizitës që i ka bërë  ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin, stërvitjes së njësive speciale policore në kufirin me Kosovën.

Vela, përmes një postimi në Twitter, e ka cilësuar Vulinin një provokator që kontrollohet nga Rusia.

“Sot kujtuam mbi 50 anëtarë të familjes Jashari që u vranë brutalisht në vitin 1998 nga forcat policore-militare të Serbisë. Ministri i Brendshëm i Serbisë ka vizituar sot stërvitjen e njësive speciale policore në kufirin me Kosovën. Një provokator dhe person që kontrollohet nga Rusia që kërkon të krijojë telashe”, ka shkruar Vela.

Në 24-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Kosovës më 5, 6 dhe 7 mars organizon manifestimin gjithëpopullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Kuvendi i Kosovës sot ka mbajtur seancë solemne me rastin e 24-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Në kuadër të aktiviteteve sot në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë është mbajtur ceremonia e rreshtimit të Njësive Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident mes disa automjeteve në Mitrovicë, vdes motoçiklisti

Aksident mes disa automjeteve në Mitrovicë, vdes motoçiklisti

Kronika e Zezë
Ka ndërruar jetë Isuf Kadriu, zv.kryeredaktori i televizionit Alsat

Ka ndërruar jetë Isuf Kadriu, zv.kryeredaktori i televizionit Alsat

Lajme
Pas 15 vitesh, identifikohet edhe një autor i vrasjes së ish-agjentit të antidrogës në Shqipëri

Pas 15 vitesh, identifikohet edhe një autor i vrasjes së ish-agjentit të antidrogës në Shqipëri

Lajme
Vdes në QKUK njëri nga të të lënduarit në aksidentin e mbrëmshëm në Zonën Industriale

Vdes në QKUK njëri nga të të lënduarit në aksidentin e mbrëmshëm në Zonën Industriale

Kronika e Zezë
Presidentja Osmani dhe ambasadori Britanik diskutojnë për zhvillimet politike dhe bashkëpunimin ushtarak

Presidentja Osmani dhe ambasadori Britanik diskutojnë për zhvillimet politike dhe bashkëpunimin ushtarak

Siguri
Dritan Goxhaj: Serbia i sheh shqiptarët si rrezik, po blen armë kudo - ne nuk po armatosemi njësoj si ta

Dritan Goxhaj: Serbia i sheh shqiptarët si rrezik, po blen armë kudo - ne nuk po armatosemi njësoj si ta

Lajme
Kalo në kategori