LAJMI I FUNDIT:

Drake kërkon mbrojtje për veten dhe familjen, paraqet një urdhër ndalimi ndaj një 29-vjeçare e cila e ka ngacmuar dhe shqetësuar për rreth pesë vite

Drake kërkon mbrojtje për veten dhe familjen, paraqet një urdhër ndalimi ndaj një 29-vjeçare e cila e ka ngacmuar dhe shqetësuar për rreth pesë vite

Ekipi ligjor i Drake ka paraqitur një urdhër ndalimi të përkohshëm kundër një sulmueseje të dyshuar, për të cilin ai thotë se e ka ngacmuar atë për rreth pesë vjet, sipas TMZ.

Sipas dokumenteve të depozituara në një Gjykatë të Lartë të Qarkut të Los Angelosit, veprimi ligjor vjen pasi avokati i Drake mori mesazhe shqetësuese që kërcënonin jetën e tij, të cilat përfshinin kërkesën që reperi “’t’i fuste vetes një plumb në kokë”.


Reperi kanadez po kërkon mbrojtje për djalin e tij katërvjeçar, Adonis Graham, të dy prindërit e tij: nënën Sandra Graham, 74 vjeç dhe babain Dennis Graham, 69 vjeç, si dhe avokatin e tij, Stanton Larry Stein, 77 vjeç, shkruan DailyMail.

Foto: David M. Benett

Në ato dokumente të reja, Drake pretendon se gruaja, e cila u identifikua si 29-vjeçarja Mesha Collins nga Radar Online, u arrestua për depërtim në pasurinë e tij Hidden Hills, në prill 2017.

Por Drake thotë se situata shkon përtej një rasti të shkeljes, duke shpjeguar se si ajo ka qenë një kërcënim i vazhdueshëm në jetën e tij dhe se ajo është arrestuar disa herë gjatë këtyre pesë viteve.

“Collins ka kërcënuar jo vetëm Drake, por edhe djalin e tij dhe këshilltarin e tij”, thuhet në peticion.

Foto: Getty Images

Drake (emri i vërtetë Aubrey Drake Graham), 35 vjeç, pretendon se përpjekja e Collins për të pasur kontakt me të shkoi deri në ngritjen e një rasti shpifjeje prej 4 miliardë dollarësh kundër tij dhe duke kërkuar një urdhër ndalimi nga ana e saj.

Ai e quajti veprimin e saj ligjor ‘të pavlerë’, duke shtuar, ‘përpjekja e saj e pabazë për të kërkuar një urdhër ndalimi kundër meje, dhe emailet për avokatin tim, ku ajo shprehet se dëshiron që unë të vdes dhe që avokati im të marrë atë që ai ‘meriton’.

Si pjesë e padisë, Drake paraqiti një deklaratë duke pretenduar se nuk e kishte idenë se kush ishte Collins para se ajo ta padiste atë.

Foto: REX

Katër herë fituesi i Grammy thotë se ai po vuan ‘shqetësim emocional’ dhe frikë për sigurinë e tij dhe të familjes së tij si rezultat i ‘ngacmimit dhe obsesionit të saj’, thuhet në dokumentin e ri.

Ai po i kërkon gjykatësit në këtë çështje që të detyrojë Collins të qëndrojë të paktën 100 metra larg tij, punës dhe shkollës së djalit të tij.

“Jam i shqetësuar se njoftimi do ta shtynte znj. Collins të përpiqej të vinte në shtëpinë time ose të më dëmtonte mua, pasi sjellja e saj po përshkallëzohet nga thjesht padi ndaj meje në urimin e vdekjes”, thuhej në dokumentin ligjor.

Ndërkohë, me mbi 170 milionë disqe të shitura, Drake është ndër artistët muzikorë më të shitur të kohës së tij. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Emily Ratajkowski, 50 Cent e shumë të famshëm të tjerë, reagojnë ndaj pamjeve të sulmit të dhunshëm të Diddy-t ndaj ish-të dashurës

Emily Ratajkowski, 50 Cent e shumë të famshëm të tjerë, reagojnë ndaj pamjeve të sulmit të dhunshëm të Diddy-t ndaj ish-të dashurës

Magazina
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Oriola Marashi duket tejet joshëse me bikini leopardi, në fotosesionin e fundit

Oriola Marashi duket tejet joshëse me bikini leopardi, në fotosesionin e fundit

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Kalo në kategori