LAJMI I FUNDIT:

MD në pritje të opinionit të Komisionit të Venecias për Vettingun, Haxhiu: Dikush ka frikë nga ky proces

MD në pritje të opinionit të Komisionit të Venecias për Vettingun, Haxhiu: Dikush ka frikë nga ky proces
Foto: Arkiv

Ministria e Drejtësisë (MD) është në pritje të opinionit të Komisionit të Venecias sa i përket procesi të vettingut në sistemin e drejtësisë.

Ministrja Albulena Haxhiu në një intervistë për Ekonomia Online tha se kanë përfunduar draftin e parë të amendamenteve kushtetuese në raport me Vettingun dhe të njëjtin e kanë dërguar në Komision për komente.


Ajo është optimiste se ky komision do t’i jap mbështetje këtij procesi, siç e quan ajo shumë të rëndësishëm për vendin.

“Ne kemi përfunduar draftin e parë të amendamenteve kushtetuese në raport me vettingun në sistemin e drejtësisë. Ne jemi në pritje të opinionit të Venecias në raport me koncept dokumentin për Vettingun por edhe draftin e amendamenteve të cilat i kemi dërguar pranë komisionit të Venecias. Pra sesioni i ardhshëm i këtij Komisioni mbahet më 16 mars, për faktin se në praktikat e komisionit të Venecias drafti i opinionit dërgohet dy javë përpara në mënyrë që ne të kemi mundësinë që t’i japim komentet tona në raport me dokumentin në fjalë. Jam optimiste që Komisioni i Venecias i ka dhënë mbështetje ose t’i jap mbështetje amendamenteve kushtetuese dhe në përgjithësi Vettingut në sistemin e drejtësisë”.

Ministrja Haxhiu thotë se me Zyrën e BE-së dhe ambasadën Amerikane janë në komunikim në vazhdimësi sa i përket këtij procesi.

“Ne jemi në vazhdimësi në komunikim edhe me miqtë tanë ndërkombëtar, kryesisht me Zyrën e Bashkimit Evropian me ambasadën Amerikane dhe në këtë drejtim edhe me Mbretërinë e Bashkuar. Mirëpo siç jeni në dijeni Mbretëria e Bashkuar publikisht ka dalë në mbështetje të Vettingut në sistemin e drejtësisë, prandaj e konsideroj që është një hap shumë pozitiv duke pas parasysh që po na vjen një mbështetje e madhe prej një shteti jashtëzakonisht të rëndësishëm për Republikën së Kosovës”.

Haxhiu tha se ka njerëz që i frikësohen Vettingut e se kjo thotë ajo është e pritshme pasi ata nuk kanë integritet moral e profesional.

“Unë besoj që njerëzit e ndershëm dhe me integritet profesional brenda sistemit të drejtësisë e kanë të të rëndësishëm Vettingun sepse vetëm përmes Vettingut do të mund të vijnë në shprehje pastaj puna e tyre. Po natyrisht kemi edhe individ të cilët nuk e duan Vettingun edhe kjo është e pritshme që ata të cilët konsiderojnë që nuk kanë integritet moral dhe profesional të mos e duan Vettingun sepse mund të konsiderojnë që nuk arrijnë ta kalojnë procesin e Vettingut. Ndonëse për këtë është përgjegjës komisioni që do të themelohet si një mekanizëm i pavarur dhe i jashtëm për ta bërë Vettingun tek prokurorët dhe gjyqtarët”.

Ministrja e Drejtësisë thotë se qëllimi është që Kosova të jetë shtet i së drejtës e që qytetarëve t’iu kthehet besimi në institucionet e drejtësisë.

Haxhiu bëri thirrje që të mos kundërshtohet ky proces për të cilin thotë se është i rëndësishëm.

“Por besoj që ne si Ministri e Drejtësisë, pra si ekzekutiv, si institucione por edhe sistemi i drejtësisë do të duhej ta kishim një qëllim të përbashkët. Qëllimi jonë i përbashkët është që Kosova të jetë shtet i së drejtës dhe qytetarët ta kenë besimin e tyre në institucionet e drejtësisë. Unë besoj që çelësi i vetëm  të cilën aktualisht e kemi në duar për ta bërë këtë është Vettingu, prandaj edhe i ftoj që të bashkohen dhe të mos kundërshtojnë këtë proces të rëndësishëm”.

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori