Deputeti i Lëvizjes Besa: Shumica me forcë ka shtyrë shkarkimin e Fadil Zendelit
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Besa, Bastri Bajrami u shpreh se në tre ditët e kaluar anë Kuvend është zhvilluar një debat, ku argumentet dhe procedurat u mbivotuan nga shumica parlamentare.
Sipas tij, edhe se si deputet të Lëvizjes besa kanë qenë konstruktiv dhe të hapir, shumica aktiale këtë veprim, shprehet Bajrami, e ka marrë marrë për dobësi dhe me çdo kusht përmes forcës ka shtyrë shkarkimin e deputetit Fadil Zendeli nga komisioni për zgjedhje dhe emërime.
“Pyetja lind sot se çka po përgatit pushteti aktual që kërkon me çdo kusht të ketë shumicë në komision dhe a po tenton që të partizojë institucionet publike, emërimet e të cilave bëhen nga Kuvendi. (Kush janë propozimet partiake për gjykatën kushtetuese qe dëshirojnë nga dera e vogël t’i kalojnë në Komisionin për zgjedhje dhe emërime.) Pushteti aktual ne vend qe te angazhohet në luftën kundër krimit dhe korrupsionet ne radhët e veta, të reformoj institucionet e drejtësisë, në këto kohëra të vështira të punoj në ruajtjen dhe rritjen e mirëqenies se qytetarëve, fokusi kryesorë i saj është që ku t’i rehatoje kuadrot e veta partiake, familjaret e vet dhe si të partizojë dhe politizoj më shume institucionet publike”, shprehet Bajrami.
Ai shton se do të shqyrtojnë pozitën e tyre konstruktive.
“Nga sot paralajmërojmë se nuk do qëndrojmë heshtur dhe nuk do lejojmë që preçedentët që i krijon shumica aktuale LSDM – BDI të kalojnë në heshtje, prandaj sot publikisht po themi që në gjitha projektet që nuk janë në interes të qytetarëve por interesa te ngushta te dyshes qeverisëse LSDM -BDI do ta marrin përgjigjen e duhur përmes instrumenteve parlamentare. Ne ofruam dialog ndërsa shumica LSDM-BDI ofrojnë destruktivitet dhe force. Prandaj nga nesër do ballafaqohen me angazhim maksimal te Lëvizjes BESA me të gjitha format demokratike dhe ligjore që na mundëson rregullorja e Kuvendit dhe veprimi politik”, shprehet Bajrami./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj