LAJMI I FUNDIT:

Meta takon Osmanin në Maltë, bën thirrje për anëtarësimin e Kosovës sa më parë në NATO

Meta takon Osmanin në Maltë, bën thirrje për anëtarësimin e Kosovës sa më parë në NATO

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka njoftuar sot se ka pasur një takim me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në Maltë.

Të dy krerët e shteteve kanë qenë në vizitë në kryeqytetin e Maltës në Valletta, ku kanë marrë pjesë në aktivitetin “Forumi Botëror për Kulturën dhe Një Paqe të Drejtë”.

Në një postim në rrjetet sociale pas takimin me Osmanin, Meta ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin sa më parë të Kosovës në NATO.


“Kosova sa më parë në NATO, një përgjigje në të mirë të paqes, stabilitetit, sigurisë dhe zhvillimit”, ka theksuar Meta.

Meta në Maltë: Paqja dhe siguria në Ballkan, thelbësore për prosperitetin e Evropës
Lexo po ashtu Meta në Maltë: Paqja dhe siguria në Ballkan, thelbësore për prosperitetin e Evropës

Ai ka sqaruar se takimi me Presidenten e Kosovës u përqendrua në vizionin e përbashkët dhe vlerat euro-atlantike që ndan Shqipëria dhe Kosova në këto momente sfidash rajonale, evropiane dhe botërore.

“Si gjithmonë, shumë i lumtur të takohesha në Maltë me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe të shkëmbenim opinione mbi marrëdhëniet vëllazërore mes dy vendeve dhe vullnetin për t’i pasuruar ato më tej”, ka shuar Meta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori