LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori Efremov kthehet në Ukrainë, do të ndihmojë në evakuimin e qytetarëve të Maqedonisë

Ambasadori Efremov kthehet në Ukrainë, do të ndihmojë në evakuimin e qytetarëve të Maqedonisë

Ministria e Punëve të Jashtme njofton se po dërgon në Ukrainë një ekip diplomatik, i përbërë nga ambasadori aktual në vend Krum Efremov, së bashku me një tjetër punonjës konsullor me përvojë, i cili do të udhëheqë procesin në terren për të ndihmuar në evakuimin e qytetarëve tanë dhe me to bashkëpunëtorët qytetarët ukrainas, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Njëkohësisht informojmë se deri më tani rreth 50 qytetarë tanë janë larguar nga Ukraina, ndërsa 50 janë ende në territorin ukrainas si dhe familjarët e tyre shtetas ukrainas. Prej tyre, 25 janë larguar nga vendbanimi i tyre dhe aktualisht janë duke u shoqëruar në korridoret e vendosura të sigurisë; vazhdimisht jemi duke monitoruar lëvizjen e tyre deri në daljen e tyre nga vendi, dhe më pas, ambasadat dhe konsullatat tona nga vendet fqinje ndërmarrin të gjitha aktivitetet për transferimin e tyre të sigurt në vend”, thonë nga MPJ.

Nga MPJ shtojnë se çdo lëvizje nëpër Ukrainë është seriozisht e penguar, ajo zhvillohet përgjatë rrugëve anësore që janë të mbushura me njerëz, dhe për këtë arsye lëvizja është e ngadaltë.


Nga atje thonë se Ministria e Jashtme vazhdon të monitorojë nga afër situatën dhe do të informojë opinionin për çdo ndryshim të ri./Telegrafi/