LAJMI I FUNDIT:

Një autobus me refugjatë ukrainas aksidentohet në Poloni – pesë persona, përfshirë katër fëmijë u shtruan në spital

Një autobus me refugjatë ukrainas aksidentohet në Poloni – pesë persona, përfshirë katër fëmijë u shtruan në spital

Një aksident i një autobusi me refugjatë ukrainas ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në një rrugë nacionale në Poloni.

Si pasojë, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, pesë fëmijë dhe një i rritur u shtruan në spital, tha policia.

“Në autobus ishin 73 persona. Në Kolonia Siedliszczki, automjeti doli papritur nga rruga, ra në një kanal dhe u përmbys”, ka raportuar të enjten oficerja e shtypit Elwira Domaradzka nga selia e policisë së qarkut në Świdnik.


Ajo shtoi se nga gjetjet paraprake të policisë rezulton se shoferi me gjasë e ka zënë gjumi në timon. Shërbimet po punojnë në vendngjarje.

“Kam qenë në vendin e aksidentit në mëngjes, shërbimet kanë ndërhyrë menjëherë, operacioni i shpëtimit është kryer në mënyrë efikase dhe dinamike”, ka thënë më tej ajo. /Telegrafi/