LAJMI I FUNDIT:

Pak pas divorcit me Kim Kardashian – Kanye West publikon klipin e “Eazy” ndërsa e ‘varros të gjallë’ Pete Davidson

Pak pas divorcit me Kim Kardashian – Kanye West publikon klipin e “Eazy” ndërsa e ‘varros të gjallë’ Pete Davidson

Kanye West bëri një tjetër goditje ndaj të dashurit të partneres së tij, Kim Kardashian, ndërkohë që e ‘varrosi të gjallë’ një kopje të Pete Davidson në videoklipin e ri “Eazy”, që e solli në bashkëpunim me The Game.

Muzikanti 44-vjeçar prezantoi një seri përshkrimesh grafike nëpërmjet animacionit prej balte që synonte personalitetin e “Saturday Night Live”, 28 vjeç.

Videoja e tij e fundit vjen disa orë pasi Kim u deklarua ligjërisht beqare nga një gjykatës dhe iu dha një ofertë për të rikthyer mbiemrin e vajzërisë, një lëvizje që Kanye e kishte kundërshtuar ashpër dhe e kishte luftuar me muaj të tërë.


Foto: Screenshot/Instagram

West, i cili bashkëpunoi me The Game, në këngë tha: “Zoti më shpëtoi nga përplasja, vetëm që të mund të mposht Pete Davidson”.

Në klipin e animuar nga balta, Kanye rrëmbeu Peten në video dhe i hodhi një çantë mbi kokë para se ta lidhte dhe ta hidhte në pjesën e pasme të një automjeti.

Figura e komedianit u pa më pas e lidhur në litarë dhe duke u tërhequr zvarrë nëpër rërë përpara se të varrosej i gjallë.

Foto: Screenshot/Instagram

Kanye e përfundoi klipin me një mesazh të drejtpërdrejtë për Davidson: “Të gjithë jetuan të lumtur, përveç Skete’ përpara se të kalonte emrin dhe të shkruante ‘e dini kush’”.

Foto: Screenshot/Instagram

Ky mllef i West dukej të ishte bërë për shkak të divorcit nga Kardashian, me të cilën kanë bashkë katër fëmijë. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by ye (@kanyewest)

Në trend Magazina

Më shumë
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale

Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale

Magazina
Ish i dashuri i Adriana Matoshit, Keith Groeneveld publikon fotografi nga dasma e tij tradicionale

Ish i dashuri i Adriana Matoshit, Keith Groeneveld publikon fotografi nga dasma e tij tradicionale

Magazina
Brad Pitt prezanton për herë të parë të dashurën gjatë parakalimit në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Venecia

Brad Pitt prezanton për herë të parë të dashurën gjatë parakalimit në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Venecia

Magazina
Adele jep lajmin e hidhur për fansat pas koncertit të fundit në Mynih

Adele jep lajmin e hidhur për fansat pas koncertit të fundit në Mynih

Magazina
Dafina Zeqiri prish raportet edhe me Kidën

Dafina Zeqiri prish raportet edhe me Kidën

Magazina
Arsyeja se përse Pamela Anderson refuzoi paraqitjen në serialet e reja të

Arsyeja se përse Pamela Anderson refuzoi paraqitjen në serialet e reja të "Baywatch"

Magazina
Kalo në kategori