Lufta në Ukrainë tashmë ka ndikim në punën e investitorëve të huaj në Maqedoni. Kompanitë në sektorin e automobilave do të marrin një goditje të rëndë në funksionimin e tyre.
Por, ka edhe ndikime indirekte negative tek investitorët. Sipas kompanive të vendosura në zonat industriale, këto janë çmimet e energjensëve, inflacioni dhe hezitimi për të blerë automjete të reja në kohë lufte.
“Nga pikëpamja logjistike, është pothuajse e pamundur atje të hyjë apo të dalë lënda e parë. Dhe për shkak të kësaj, kompanitë, kemi njoftime nga klientët që mbyllen për një periudhë prej një deri në dy javë. Sa kohë do të zgjasë kjo, për këtë drejtpërdrejt do të ndikojë ajo që ndodh në Ukrainë”, deklaroi Viktor Mizo, Kryetar i Shoqatës së kompanive me Prodhim të Lartë Teknologjik.
Zyrtarët thonë se ka rrezik për biznesin, por thonë se përballja me pandeminë dhe sfidat e paraqitura nga kriza energjetike është shembull i mirë se dinë si të përballen me ndikimet e jashtme negative në ekonominë vendase.
“Pres që rreziqet të kenë pasoja negative. Por sërish në fund të vitit për faktin se objektet e reja që kanë nisur të ndërtohen vitin e kaluar, do të nisin prodhimin këtë vit. Në volum do të kemi sërish rritje të eksporteve dhe numrit të vendeve të punës dhe pagave”, tha Jovan Despotovski- drejtor i ZZHTI.
Investimet e huaja në vend, sipas informacioneve, kanë bashkëpunim të vogël me kompani nga Rusia apo Ukraina. Por, rreziku për kapitalin e huaj në Maqedoni vjen nga marrëdhëniet e tensionuara mes Rusisë dhe Bashkimit Evropian. Disa nga gjigantët gjermanë të makinave kanë njoftuar tashmë mbylljen e përkohshme të fabrikave për shkak se disa nga pjesët e tyre prodhohen në Ukrainë./Alsat/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia e Kosovës pajiset me automjete të reja, për mbështetje të Njësive speciale-policore gjatë operacioneve dhe aksioneve të veçanta
Ekspertët e çështjeve të drejtësisë: Zhbërja e Speciales mision i pamundur
Stomatologu Hoxha ishte shpallur studenti më i mirë nga gIDE, ky institut ofron 25 licenca për Klinikën Stomatologjike për qasje falas në platformën e tyre të videos
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Abazoviq: Në katër vitet e fundit në Ballkan nuk janë kryer punë, me Trump do të ndryshojë situata
Reagon vëllai i Fitore Pacollit: Kam vite që merrem me bujqësi, kam aplikuar si fermer i lirë e as nuk kam llogaritur në motër
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët