LAJMI I FUNDIT:

Shoqata e Naftëtarëve nuk pajtohet me vendimin e Qeverisë për caktimin e çmimeve me shumicë dhe pakicë të derivateve të naftës

Shoqata e Naftëtarëve nuk pajtohet me vendimin e Qeverisë për caktimin e çmimeve me shumicë dhe pakicë të derivateve të naftës

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës nuk po pajtohet me vendimin e Qeverisë së Kosovës për caktimin e çmimeve shitëse maksimale tregtare me shumicë dhe pakicë të derivateve të naftës.

Qeveria e Kosovës më 2 shkurt, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve nga lëvizjet e mëdha të çmimeve dhe eliminimit të çrregullimeve në treg me naftë dhe derivate të naftës, ka caktuar marzhën tregtare.

Ky vendim përcakton që te shitësit me shumicë, marzha më e lartë tregtare të jetë deri në 4 për qind të çmimit të shitjes, ndërkaq te shitësit me pakicë marzha më e lartë deri në 6 për qind.


Vendimi i Qeverisë hyn në fuqi më 3 mars dhe do të jetë në fuqi deri më 31 maj 2022.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, thotë për Radion Evropa e Lirë se ky vendim vë në rrezik mbijetesën e bizneseve në këtë sektor.

“Vendimi i Qeverisë nuk është adekuat nuk është i përshtatshëm për bizneset. Një pikë karburanti nuk mund t’i mbijetojë krizës. Ne e kuptojmë se çfarë situate ekonomike është në Kosovë”, thotë Berjani.

“Çmimet e derivateve janë të larta për qytetarët, por kjo është duke ndodhur në tërë botën”, shton ai.

Ai kërkon që së paku te shitësit me pakicë, marzha tregtare të jetë më e lartë.

“Nga 6 centë duhet të rritet në 12 centë, në të kundërtën bizneset në këtë sektor nuk mund të mbijetojnë”, thotë Berjani.

Rritja e çmimeve të naftës dhe benzinës në Kosovë ka shënuar nivelin më të lartë në 20 vjetët e fundit.

Kompanitë që furnizojnë me naftë në Kosovë, më 1 mars këtë derivat me shumicë, thotë Berjani, e kanë blerë me 1.33 euro për litër.

“Brenda ditëve ky çmim do të rritet edhe më shumë”, thotë Berjani.

Më 2 mars, në Kosovë një litër naftë është shitur për 1.43 euro, ndërkaq benzina për 1.44 euro.

Me vendimin e Qeverisë së Kosovës po ashtu obligohen të gjitha depozitat dhe pikat e shitjes së naftës të mbajnë në çdo kohë në stoqe së paku 5 për qind të kapaciteteve të tyre deponuese, për qëllime të rezervave emergjente.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Një përbërës, qindra mundësi gatimi - Ky është sugjuku nga MEKA

Një përbërës, qindra mundësi gatimi - Ky është sugjuku nga MEKA

Ekonomi
Çmimet e ulëta të derivateve në Petrol Company: Mit apo realitet?

Çmimet e ulëta të derivateve në Petrol Company: Mit apo realitet?

Ekonomi
Magjia e festave fillon në Albi Mall, ndezja e dritave bëhet më 15 nëntor

Magjia e festave fillon në Albi Mall, ndezja e dritave bëhet më 15 nëntor

Ekonomi
Gjermania ka shitur 50 mijë Bitcoin me çmimin prej 50 mijë eurosh për njësi në korrik

Gjermania ka shitur 50 mijë Bitcoin me çmimin prej 50 mijë eurosh për njësi në korrik

Botë

"Holiday In 2" – Shtëpia juaj në breg të detit: Zgjedhja e mençur për të ardhmen tuaj

Ekonomi
ZRRE merr vendim që për sezonin 2024/2025 konsumatorët do të paguajnë njëjtë për ngrohje

ZRRE merr vendim që për sezonin 2024/2025 konsumatorët do të paguajnë njëjtë për ngrohje

Ekonomi
Kalo në kategori