LAJMI I FUNDIT:

Roman Abramovich, aksionar në firmën që prodhon çelikun për tanke – rusi tashmë i ka zbehur imazhin Chelseat

Roman Abramovich, aksionar në firmën që prodhon çelikun për tanke – rusi tashmë i ka zbehur imazhin Chelseat

Roman Abramovich është aktualisht njeriu më i përfolur në botën e futbollit, pasi ka nën pronësi njërin ndër klubet më të suksesshme në glob, Chelsean.

Miliarderi rus tashmë po kërkon blerës për klubin londinez, shkaku që tashmë imazhi ka filluar të zbehet dhe Britania e Madhe nuk e lejon futjen e tij në vend.


Thomas Tuchel acarohet në konferencë për shtyp - “Duhet t’i ndaloni pyetjet për luftën, unë nuk jam politikan”
Lexo po ashtu Thomas Tuchel acarohet në konferencë për shtyp - “Duhet t’i ndaloni pyetjet për luftën, unë nuk jam politikan”

Por, një detaj shokues që ka rrjedh nga një burim i MailSport, thotë se Abramovich është po ashtu aksionar në një firmë që merret me prodhimin e çelikut që përdoret për prodhimin e tankeve.

Madje, ai kishte transferuar të gjitha aksionet në emrin e tij më 16 shkurt, tetë ditë para se Vladimir Putin të merrte vendimin për sulm ndaj Ukrainës.

Një miliarder zviceran pretendon se Abramovich i ka ofruar blerjen e Chelseat
Lexo po ashtu Një miliarder zviceran pretendon se Abramovich i ka ofruar blerjen e Chelseat

Natyrisht se ky fakt e bën situatën edhe më të rënduar te Chelsea, duke ditur se pronari i tyre është aksionar i një firme që prodhon material për tanke dhe ato ani po përdoren për sulm ndaj ukrainaseve.

Siç raportohet nga mediat në Angli, një miliarder zviceran që vepron në Amerikë thuhet se është tejet i interesuar që të blejë klubin londinez në bashkëpunim me disa kompani të tjera. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori