LAJMI I FUNDIT:

Vela: Daçiq dëshmoi se Serbia dhe Rusia janë një

Vela: Daçiq dëshmoi se Serbia dhe Rusia janë një

Shefi i stafit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeparlamentarit serb, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se ata që i kërkojnë Serbisë t’i vendosë sanksione Rusisë, janë kundër Serbisë.

Vela, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se Daçiq me këtë deklaratë ka dëshmuar se Rusia dhe Serbia janë një.

“Kryeparlamentari i Serbisë Daçiq e ka thënë të vërtetën e hidhur se Serbia dhe Rusia janë një.


Një deklaratë e tillë duhet të mjaftojë që institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare të rishqyrtojnë pranimin e Serbisë në BE.

Një ‘kalë i Trojës’ rus nuk mund të pranohet në BE”, ka shkruar Vela, transmeton Telegrafi.

Kreyparlamentari serb ka deklaruar sot se Serbia nuk ka interes të ndjekë politikë në përputhje me interesat e Perëndimit dhe Lindjes, por në përputhje me interesat e veta dhe se “ata që kërkojnë nga Serbia t’i vendosë sanksionet Rusisë nuk janë kundër Rusisë, por kundër Serbisë”.

Serbia vazhdon përkrahjen e agresionit rus në Ukrainë, Daçiq: Ata që kërkojnë t’i vendosim sanksione Rusisë, janë kundër Serbisë
Lexo po ashtu Serbia vazhdon përkrahjen e agresionit rus në Ukrainë, Daçiq: Ata që kërkojnë t’i vendosim sanksione Rusisë, janë kundër Serbisë

Daçiq tha se Serbia tani është në një situatë kur prej saj pritet të mbajë anën e dikujt, kurse secili niset nga interesat e veta, ndaj është e logjikshme që edhe Serbia të shkojë nga interesat e saj.

“Ne udhëheqim politikë për interesin tonë. Nuk mund ta presim degën në të cilën jemi ulur”, tha Daçiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Drejtësi
Kalo në kategori