Bujar Osmani bisedë telefonike me Escobarin, diskutojnë për situatën në Ukrainë
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Gabriel Escobar, zv.ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe Përfaqësues Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.
Siç njoftojnë nga MPJ, temë diskutimi ishte invazioni i Rusisë mbi Ukrainën, me ç’rast ministri Osmani riafirmoi pozicionin e shtetit për dënim të ashpër të intervenimit ishtarak, duke bërë thirrje kështu për ndërprerjen e veprimeve ushtarake dhe tërheqjen e trupave ushtarake ruse.
“Osmani e rikonfirmoi mbështetjen për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, ndërsa gjatë bisedës përshëndetën ndihmën ushtarake dhe humanitare të ofruar nga të dyja palët si një shprehje solidariteti dhe mbështetjeje për popullin ukrainas”.
“Gjatë bisedës, u përshëndet dënimi nga mbarë bota për invazionin ushtarak, me çka u vërejt se mungon reagimi adekuat nga ana e RP Kinës me gjykim të qartë për agresionin rus. Në këtë drejtim, u theksua nevoja për thirrje të përbashkët globale ndaj Rusisë për ndërprerjen e aktiviteteve ushtarake, që paraqesin rrezik për sigurinë e Evropës dhe botës në përgjithësi”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Më tej shtohet se ministri Osmani falënderoi palën amerikane për mbështetjen e vazhdueshme për qëllimet strategjike të Maqedonisë së Veriut, si dhe kontributin e përgjithshëm në stabilitetin dhe zhvillimin demokratik të Ballkanit Perëndimor. Osmani gjithashtu e theksoi nevojën për një prani më të fortë të SHBA-së në rajonin tonë si një garanci e fuqishme për siguri rajonale dhe evropiane.
“Bashkëbiseduesit përshëndetën marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonisë së Veriut të bazuara në partneritet strategjik dhe miqësi tradicionale, si dhe shprehën gatishmërinë e ndërsjellë për avancimin e mëtejshëm të tyre në periudhën e ardhshme”, thuhet në njoftim./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëStoilkoviq do ta përmirësojë tekstin ku shkruan "Kosova dhe Metohija": Si serb kurrë nuk do ta pranoj Republikën e Kosovës
Dyshohet se keqpërdorën kartela bankare dhe tërhoqën mjete nga skema pensionale - arrestohen dy të dyshuar
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
Ambasadori i Shqipërisë dhe shefi i Zyrës së Kosovës takohen në Beograd – flasin për aktivitetet e përbashkëta gjatë 2025-s
Votat me postë, qendrat e votimit, numri i vëzhguesve - Elezi nga KQZ flet për procesin zgjedhor
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Parashqevi Simaku është shtrirë në spitalin psikiatrik", Ilirjani tregon gjendjen e saj: Nuk është mirë, ka pësuar një krizë - s'mund ta ndihmonim më
Gjesti i shprehet Eglit për Xhenetën: E kam të vështirë, e kam dashur vërtet atë vajzë
"Të vjen inati që s'ta kam dhënë, shko merre te Bernardi", Jozi i drejtohet me metaforë banale Gjestit në Big Brother VIP Albania
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës
“Nuk kam pëlqim për asnjë vajzë në shtëpi”- Egli shpërthen në lot pas deklaratës së Gjestit