LAJMI I FUNDIT:

Bora Zemani flet për eksperiencën e parë në televizion: E kam kompleks të zhvishem, isha shumë e turpshme

Bora Zemani flet për eksperiencën e parë në televizion: E kam kompleks të zhvishem, isha shumë e turpshme

Prezantuesja e njohur, Bora Zemani sot është një prej fytyrave më të dashura në ekranet shqiptare dhe së fundmi ka folur për fillimet e karrierës së saj.

Moderatorja ishte e ftuar në emisionin e kësaj jave të “Ëndërrtjerrësit”, që për temë kishte emisionin “Fiks fare” dhe fillimi i transmetimit të tij.

Përveç Borës, edhe të ftuarit e tjerë ishin bashkëpunëtorët që kanë kontribuar në suksesin e emisionit të njohur.


Foto: Bora Zemani/Instagram

Ishte Bora ajo që ka rrëfyer se si nisi rrugëtimi I saj dhe iu hapën dyert e suksesit në televizion.

Ajo fillimisht ishte velina e emisionit “Fiks fare”, eksperiencë të cilën ajo tha se e vlerëson, po që e bënte me siklet dhe nuk ndihej rehat të zhvishej në ekran.

Foto: Top Channel/YouTube

“ E kam kompleksin e zhveshjes, unë isha problematikja thosha jo kjo është shumë e shkurtër si mund ta vesh këtë, kjo është shumë e hapur. Unë isha shumë e turpshme, shumë e ndrojtur dhe shumë e tërhequr. “Supermodel of Albania” ka qenë eksperienca ime e parë televizive, ndërkohë më pas ka qenë “Top Fest” dhe pastaj “Fiks fare”. Unë nuk është se isha shumë tipi i velinës. Nuk e gjeja shumë veten. E kisha lënë shkollën e baletit se nuk më pëlqente të kërceja. Nuk e shikoja veten shumë mirë dhe nuk e bëja dot këtë gjë.

Mirëpo kur u dha kjo mundësi u gëzova shumë sepse është një trampolinë e mirë për punën në televizion,dhe fillova më pas punë si prezantuese në një televizion tjetër”, ka treguar Bora ndër tjera.

Foto: Top Channel/YouTube

Ndërkohë, kujtojmë që aktualisht Bora është prezantuese e emisionit të dashurisë “Përputhen”.

Bora e cila është nënë e një djali, gjithashtu është mjaft e komentuar edhe për jetën private, e sidomos për romancë me aktorin Donald Veshaj, me të cili u nda pas hyrjes së tij në Big Brother VIP, pavarësisht një takimi romantik që ata kishin në shtëpinë e famshme dhe para syrit të publikut. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

Magazina
Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Magazina
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Magazina
Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Kalo në kategori