LAJMI I FUNDIT:

Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Ferizaj

Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Ferizaj

(E plotësuar) Dy persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Telegrafin se në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Sot rreth orës 09:30 në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore”, deklaroi ajo.


Ahmeti theksoi se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. /Telegrafi/

– – – – – – – –

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.

Sipas pamjeve që kanë arritur në redaksinë e Telegrafit, shihet se në aksident janë përfshirë dy vetura.

Përveç dëmeve materiale ende nuk dihet për numrin e personave të lënduar nga ky aksident.

Telegrafi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës lidhur me rastin dhe është në pritje të një përgjigje.