LAJMI I FUNDIT:

Arteta për Laccazette: Sillet si dikush që dëshiron të qëndrojë te Arsenali

Arteta për Laccazette: Sillet si dikush që dëshiron të qëndrojë te Arsenali

Mikel Arteta ka folur për të ardhmen e Alexandre Lacazette, duke lavdëruar qëndrimin e sulmuesit francez dhe duke i dhënë një kritikë të fshehtë ish-sulmuesit të tij Pierre-Emerick Aubameyang .

Aubameyang u largua nga Londra për në Barcelona, ndërsa që atëherë Lacazette është kthyer një lojtar të rëndësishëm për Arsenalin .


Edhe pse kontrata aktuale e Lacazette përfundon në verë, Arteta beson se 30-vjeçari dëshiron të zgjasë qëndrimin e tij në Arsenal, në klubin që mbërriti  në vitin 2017.

“Ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në fund të sezonit. Ne nuk kemi kontrata për 20 vjet, është pjesë e punës sonë”.

“Ai sillet si dikush që dëshiron të qëndrojë me ne. Unë vetëm mund ta lavdëroj atë dhe të përpiqem ta ndihmoj sa më shumë që të jetë e mundur”, ka thënë Arteta për francezin./Telegrafi/