LAJMI I FUNDIT:

Bora Zemani: Zgjidhni dashurinë, jo luftën

Bora Zemani: Zgjidhni dashurinë, jo luftën

Rusia nisi luftimet në Ukrainë të enjten e 24 shkurtit, me urdhër të presidentit rus, Vladimir Putin.

Derisa po raportohet për viktima e sulme të pandërprera edhe në ditën e dytë të luftimeve, reagimet të shumta po vazhdojnë bëhen në rrjetet sociale.

Edhe emra të njohur dhe të famshëm shqiptarë kanë bashkëndjerë me popullin e Ukrainës në këtë kohë të vështirë për ta.


Foto: Bora Zemani/Instagram

Në mesin e tyre edhe prezantuesja e njohur, Bora Zemani e cila së fundi postoi një imazh që është bërë virale në rrjetet sociale, ku shihen një çifti teksa djali mban flamurin e Ukrainës mbi supe, ndërsa vajza mban atë të Rusisë.

Të gjitha lajmet nga Bora Zemani
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bora Zemani

“Zgjidhni dashurinë, jo luftë”, ka shkruar Bora në mbishkrimin e fotografisë.

Foto: Bora Zemani/InstaStory

Ndërkohë, moderatorja në anën tjetër mbetet prezente në ekranet televizive me emisionin e saj të përditshëm “Perputhen”.

Teksa është aktive edhe në llogarinë e saj në Instagram ku numëron një milion ndjekës, dhe sjell imazhe të ndryshme edhe nga përditshmëria. /Telegrafi/

Foto: Bora Zemani/Instagram