Është mbajtur sot mbledhja e katërt me radhë e Këshillit Ministror për Integrim Evropian (KMIE), i cili është organi më i lartë shtetëror koordinues për integrim evropian.
Në këtë mbledhje u diskutua dhe miratua në parim Programi Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) 2022-2026.
Zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit është proces shtetëror. Kërkon angazhim të të gjitha institucioneve, qoftë ministrive, Kuvendit apo edhe institucioneve të pavarura, tha kryeministri Kurti në fjalimin e tij në hapje të takimit.
Ai theksoi se gatishmëria politike dhe performanca e kënaqshme në zbatimin e reformave janë të domosdoshme për fazën e ardhshme të integrimit në Bashkimin Evropian.
Kjo pasi që në mbledhjen më të fundit të Këshillit të Stabilizim-Asociimit, të mbajtur më 7 dhjetor 2021, Kosova ka marrë përsipër zotimin politik që gjatë këtij viti të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Kjo pritet të hapë udhë që Kosova të bëhet shtet kandidat për anëtarësim.
Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, prezantoi para të pranishmëve draftin final të Programit, me fokus në reformat kyçe në kuadër të tre blloqeve të këtij dokumenti: kritereve politike, kritereve ekonomike dhe standardeve evropiane – kapitujve të negociatave për anëtarësim.
“Së pari, zbatimi i reformave për integrim në BE është parakusht për të kaluar në fazën tjetër të aderimit në BE. Së dyti, zbatimi i këtyre reformave duhet të jetë në përputhje me prioritetet politike dhe gjetjet e Raportit më të fundit vjetor të KE-së për Kosovën, dhe institucionet zbatuese duhet të fokusojnë punën e tyre në zbatimin e këtyre prioriteteve. Së treti, Kosova duhet të tregojë progres në zbatimin e këtyre reformave, në veçanti në pjesën e parë të vitit”, tha ai.
Zëvendëskryeministri Bislimi, theksoi se pjesa e dytë e vitit do të fokusohet në rrafshin diplomatik dhe përgatitjen e vendimmarrjes politike lidhur me aplikimin për anëtarësim me qëllim të arritjes së statusit të vendit kandidat për anëtarësim.
Në pjesën e dytë të mbledhjes, ministrat dhe udhëheqësit e institucioneve të tjera diskutuan specifikisht për reformat nën përgjegjësinë e institucioneve të tyre të parapara në draftin përfundimtar të Programit të MSA-së.
Drafti përfundimtar i Programit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së u miratua në parim nga KMIE. Ky program do të përcjellët për miratim në Qeveri dhe pastaj do t’i dorëzohet Kuvendit për miratim përfundimtar.
Programi Kombëtar për Zbatimin e MSA-së është kornizë gjithëpërfshirëse për përmbushjen e obligimeve të MSA-së dhe reformave të tjera për integrim në BE. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë