LAJMI I FUNDIT:

Testi i drogës për policinë në Shqipëri, 45 të dyshuar pozitivë

Testi i drogës për policinë në Shqipëri, 45 të dyshuar pozitivë
Foto: Ilustrim

Policia e Shtetit njofton se në kuadër të testit të drogës për efektivët janë ekzaminuar 1,736 punonjës, kryesisht nga sektorë dhe mosha me risk. Pas testit, 45 punonjës policie kanë rezultuar të dyshuar pozitivë.

Nga këta efektivë një punonjës policie është përjashtuar nga Policia e Shtetit, duke analizuar edhe rrethanat e tjera të cilat vërtetojnë shkeljen e rëndë disiplinore.


Për efektivët e tjerë që dyshohen pozitivë po kryhen hetime administrative nga Drejtoria e Standardeve Profesionale. Në vijim të hetimit administrativ, për kategorinë e të dyshuarve pozitivë, do të zhvillohet një test i dytë, për t’u siguruar nëse janë përdorues të lëndëve narkotike.

Testi i drogës për punonjësit e policisë së shtetit, nisi në 15 Nëntor të vitit të shkuar. Ky proces është kryer në gjithë drejtoritë vendore, me përzgjedhje rastësore të punonjësve që dyshohen si përdorues të lëndëve narkotike, raporton Klan TV. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te

Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te "kafet e vogla" në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori