LAJMI I FUNDIT:

Pushtimi në shkallë të gjerë i Ukrainës nga Rusia, fotografi që përshkruajnë se çfarë ndodhi atje

Pushtimi në shkallë të gjerë i Ukrainës nga Rusia, fotografi që përshkruajnë se çfarë ndodhi atje

Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar një operacion ushtarak në Ukrainë, me shpërthime të dëgjuara menjëherë në të gjithë vendin dhe ministri i jashtëm i saj paralajmëroi se një “pushtim në shkallë të plotë” ishte duke u zhvilluar.

Kjo ndodhi pasi javët e diplomacisë intensive dhe vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë nuk arritën ta pengonin Putinin, i cili kishte grumbulluar midis 150,000 dhe 200,000 ushtarë përgjatë kufijve të Ukrainës, përcjell Telegrafi.

Putin u bëri thirrje ushtarëve ukrainas të dorëzonin armët dhe tha se operacioni po mbikëqyrte një “gjenocid” në lindje të Ukrainës.


Një raketë ra rreth 10 metra larg banesës së njërit prej tyre: Njerëzit në Ukrainë përshkruajnë “momentin kur e kuptuan se ishin në një zonë lufte”
Lexo po ashtu Një raketë ra rreth 10 metra larg banesës së njërit prej tyre: Njerëzit në Ukrainë përshkruajnë “momentin kur e kuptuan se ishin në një zonë lufte”

Kremlini kishte thënë më herët se udhëheqësit rebelë në Ukrainën lindore i kishin kërkuar Moskës ndihmë ushtarake kundër Kievit.

Shtrirja e sulmeve të së enjtes nuk ishte menjëherë e qartë, por ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba tha se skenari më i keq po ndodhte.

Dhe presidenti Joe Biden paralajmëroi menjëherë për “pasojat” për Rusinë dhe se do të kishte një “humbje katastrofike të jetës dhe vuajtje njerëzore”.

Shefi i NATO-s dënoi “sulmin e pamatur dhe të paprovokuar” të Rusisë ndaj Ukrainës por reagime të ashpra erdhën edhe nga vende të tjera të Evropës dhe jo vetëm.

Ndërkohë disa fotografi më poshtë tregojnë disa nga momentet më kyçe të zhvillimeve gjatë ditës atje. /Telegrafi/

Tymi i zi ngrihet nga një aeroport ushtarak në Chuguyev afër Kharkiv. [Aris Messinis/AFP]
Tymi ngrihet pranë një ndërtese ushtarake pas një sulmi të dukshëm rus në Kiev. [Valentyn Ogirenko/Reuters]
Njerëzit qëndrojnë në radhë për karburant në një pikë karburanti në Sievierodonetsk. [Foto Vadim Ghirda/AP]
People, some carrying bags and suitcases, walk at a metro station in Kyiv. [Daniel Leal/AFP]
Bllokimi i trafikut shihet teksa njerëzit largohen nga qyteti i Kievit. [Foto Emilio Morenatti/AP]
Makinat largohen nga Kievi pasi Putin autorizoi pushtimin e Ukrainës lindore. [Valentyn Ogirenko/Reuters]
Njerëzit qëndrojnë në radhë për të përdorur një ATM në Sievierodonetsk. [Foto Vadim Ghirda/AP]
Një pjesëtar i ushtrisë ukrainase në Sievierodonetsk, rajoni i Luhanskut. [Foto Vadim Ghirda/AP]
Një automjet ushtarak në një rrugë në periferi të Donetsk. [Alexander Ermochenko/Reuters]
Një grua e plagosur pasi një sulm ajror rus dëmton një kompleks apartamentesh jashtë Kharkiv, Ukrainë. [Anadolu]
Tanke që lëvizin në qytetin e Mariupol. [Carlos Barria/Reuters]

Në trend Botë

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Evropa
Kalo në kategori