Që nga data 1 mars Italia do të lehtësojë masat antiCOVID për të gjithë ata që udhëtojnë jashtë drejt këtij shteti, përfshirë edhe Kosovën.
Ambasada e Kosovës në Itali ka njoftuar se masat e reja lehtësuese do të hyjnë në fuqi më 1 mars dhe do të jenë në fuqi deri më 31 mars, transmeton Telegrafi.
Qytetarët që hyjnë në Itali duhet të plotësojnë formularin dixhital dhe po ashtu të paraqesin certifikatën e vaksinimit, në qoftë se nuk posedojnë dëshminë e vaksinimit, duhet të izolohen për pesë ditë.
Më poshtë njoftimi i ambasadës:
Me qëllim të rikthimit të normalitetit në vend, Ministria e Shëndetësisë e Italisë ka nënshkruar urdhëresën e re që parashikon lehtësimin e masave për të gjithë ata që udhëtojnë nga shtetet jashtë BE-së, në të cilën është përfshirë edhe Kosova.
? Kjo urdhëresë hyn në fuqi me datë 01 mars deri me 31 mars 2022.
Me kusht që të mos shfaqen simptoma të Covid 19, nga data 1 mars 2022, të gjithë ata që udhëtojnë drejt Italisë, janë të obliguar të respektojnë dhe paraqesin dokumentet e nevojshme.
?Masat në fuqi lejojnë hyrjen në Itali, me detyrimin që secili të paraqesë dokumentet e mëposhtme:
– formularin dixhital PLF (passenger locator form) që gjendet në vijim https://app.euplf.eu/#/, i cili duhet të plotësohet në formë dixhitale apo të shtypur;
– Certifikatën e vaksinimit për vaksinim të plotë apo certifikatën e lëshuar nga autoritetet kompetente pas shërimit nga Covid 19, apo Vërtetim Ekuivalent i lëshuar nga Autoritetet Kompetente Shëndetësore, e vërtetuar nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA); Certifikatat mund të tregohen në format dixhital ose kopje e shtypur.
Në mungesë të paraqitjes së ndonjërës prej certifikatave të sipërpërmendura, do të aplikohet masa e vetë-izolimit prej 5 ditësh në adresën e shënuar në Passenger locator Form, me detyrimin që pas përfundimit të vetë-izolimit të bëhet një test antigjen apo tampon molekular.
?Përjashtimet:
Përjashtimi nga obligimi i certifikatës së vaksinimit, tamponit molekular ose antigjen para nisjes si dhe vetë-izolimit, por me detyrimin që të plotësohet formulari dixhital i vendndodhjes së udhëtarit, zbatohet vetëm në këto raste:
– për ekuipazhin e mjeteve të transportit;
– për punëtorët kufitarë që hyjnë dhe dalin nga territori italian për arsye të vërtetuara pune dhe për rrjedhojë kthimin në vendbanim apo shtëpinë e tyre
– nxënësit dhe studentët që ndjekin ndonjë kurs studimi në një shtet tjetër nga ai i vendbanimit, në të cilën kthehen çdo ditë ose të paktën një herë në javë;
– këdo që kalon tranzit, me automjet privat, në territorin italian për një periudhë jo më shumë se 36 orë, me obligimin që, në mbarim të këtij afati, të largohet menjëherë nga territori kombëtar ose, në të kundërtën të qëndrojë në vetë-izolim për 5 ditë në adresën e dhënë në PLF dhe të kryej një test molekular ose antigjen në fund të vetë-izolimit;
?? Fëmijët nën moshën 6 vjeçare janë të liruar nga masa e prezantimit të testit molekular/antigjen.
? Plotësimi i formularit dixhital PLF https://app.euplf.eu/#/ është i obligueshëm për secilin qytetar, pa përjashtim, duke përfshirë edhe ata që janë të liruar nga tamponi dhe vetë izolimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Xhavit Haliti: PDK-ja do t’i trajtojë me dinjitet vlerat e luftës së UÇK-së
Tetovë: Dy mijë kërkesa për legalizim të objekteve
Osmani merr pjesë në ceremoninë përkujtimore të Aushvicit: Është simbol i Holokaustit dhe mizorive të Luftës së Dytë Botërore
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite